
Nga Agron Mema
Nuk kanë të ndalur apo një stacion pushimi çudirat dhe sorollatjet e qytetarve nga ASH-ka ( Hipoteka e Sarandës) ndaj qytetarve. Përveç ndryshimit të herëpashershëm të drejtorëve të saj, përtej abuzimeve korruptive të denoncuara edhe në media nga vet qytetarët e lënduar, shtohen edhe sorollatjet për paisjen me dokumentin zyrtar që vërteton pronësinë e tyre dhe më tej ata të veprojnë me këtë pronë sipas interesit. Këto sorollatje janë me vite e disa rrijnë edhe dekadën. Por ky rast i denoncuar nga qytetari 70 vjeçar Heqerem Bajo, qytetar i Sarandës, ka edhe diçka më tej e më të çuditshme se ato që parathamë. Për çfarë bëhet fjalë që e ka detyruar qytetarin të denoncojnë në media, madje edhe në zyrën e deputetit të zonës e ka bërë kët çështje prezentë. Rezultati?
Pritja e stërzgjatur. Në denoncimin e tij thotë, duke vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e çështjeve që prezanton, se ka aplikuar për banesën e tij qysh në vitin 2005 në ALUIZN-in e e atyre viteteve. E kanë njoftuar nëpërmjet telefonit, se është emigrant në Greqi dhe kjo ia shton koston sorollatjes së tij vajtje-ardhje pa mbaruar punë, se i ka dalur dokumenti i certifikatës së legalizimit. Vjen në Shqipëri, pakuan lekët rreth 7 milionë si dhe pikëlidhjen e dritave. Me numër portokolli të rregullt 12379 nga drejtoria e ASHK-ës Sarandë, më datën 28 -09- 2023 i del vendimi zyrtar. Por i ndodh çudia e rradhës kur shkon të tërheq vendimin. Bën edhe 4-5 aplikime të tjera në AVO me pretendimin e këtyre zyrtarëve se duhet paguar përsëri e përsëri se nuk pranon më sistemi kompjuterik, dhe këtë ma thonë sa herë shkoj dhe pastaj do ta marr certifikatën për 15 ditë.
Po athere , çuditshëm, si ka dalur vendimi dhe është njoftuar qytetari për ta tërhequr?!. Kjo odise, thotë , se i ka shkuar mbi 10 milionë lekë deri tani që komunikon me median, me gazetën “ TELEGRAF”. Juristë dhe noterë të Sarandës ku jam interesuar më thonë që të mos paguaj m se mjaft ke paguar dhe se ka dalur vendimi. Por në zyrat e hipotekës më thonë që po nuk pagove, nuk merr dotë asgjë. Kjo më ndodh sa herë ndërrohen drejtorët e kësaj drejtorie dhe zyrtarë të caktuar të saj më kërcënojnë se po u ankove, do të prishim shtëpinë. Kështu përfundon qytetari Heqerem Bajo i mërzitur, i nevrikosur dhe i “xheletosur” nga portofoli.