Babi! Të lutem , shpëtoma mamin…Nga Agron Mema

-TREGIM-

Nga Agron MEMA

Kishin vite që ishin ndarë me bashkëshorten. Vjazën e kishte lënur shumë të vogël, ende pa mbushur vitin. Vet ishte larguar dhe jetonte në Sh. B. A me familjen e re që kishte krijuar. Me vajzën, tanimë maturante, kishte vetëm pak kohë që kontaktonte në rrjetet sociale. Më tej asgjë. Asnjë informacion, asnjë ndihmë ekonomike e financiare. Asnjë interesim. Koha kish ikur shpejt me krahë të fluturimit. Por kishte lënë si herioglife kujtimet në stalaktitet e shpellave të errëta të ndërgjegjes së tij. Ende nuk ia shpjegonte vetes arsyen e braktisjes së bashkëshortes, lidhje martesore që kishte ardhur si produkt i një dashurie të fortë aq sa kur e tregonin apo e dëgjoje, kujtoje se lexoje “Romeo e Zhuljeta”. Por…të gjitha hije kujtimesh me pluhur harrese. Diçka i kish rikthyer vajza në kohë me fotografitë që postonte në rrjetet sociale. Sytë e vajzës ishin fotokopje e asaj që i kishte dhuruar dashurinë. Të tjerat qenë shkrirje dhe përzierje e të dyve. Më tej vetëm kujtime…pretendime dhe asnjë arsye. Atë mesnatë ra telefoni. Nuk u ndje mirë. Kjo dhe për arsyen se nganjëherë zilja përcjell telepati dhe ndjesi për atë që do dëgjosh. Pa emrin e vajzës dhe hapi telefonin.

-Alo! Ju dëgjoj…

Matanë i erdhi një zë i ngashëryer dhe i përlotur:

-Alo!Babi! Të lutem, trego njëherë në jetë dashuri për mua. Mami është aksidentuar, të lutem shpëtona mamin tim…

Telefonata u ndërpre. Të nesërmen në aeroportin e Rinasit zbriti një burrë i gjatë dhe elegant…kur shkoi në spital , i treguan dhomën e të sëmurës. Hapi derën dhe mbi kokën e të sëmurës pa një vajzë të veshur thjeshtë, por pastër. I rrinte të sëmurës mbi kokë dhe lotonte: ” ….mami të lutem, mos më lër…mam…”. Në këtë kohë dora e tij kaloi me trikon e leshit, punuar me kujdes nga duar të kujdesëshne që më shumë shprehnin dashurinë e munguar të jetës. Pastaj mbi flokë. Vajza ndjeu drithërima. Nuk e kish ndjerë kurrë atë përkëdheli dhe ngrohtësi. Më tej shtrirë nën fashim vetëm dy sy që shikonin përmes dhimbjes ende me dashuri dhe më shumë se për vete, dukej se kërkonte jetë për vajzën që i rrinte mbi krye. Dukej që kishin bërë jetë të munduar.. Nuk priste koha…Pas pagesës, erdhi salla e operacionit mjaftë të vështirë…Pas një muaji drejt Amerikës udhëonin tre vetë, një familje. Jashtë kaltërsi dhe mjegull…gjithshka e lënë mbrapa…koha po shëronte plagën e viteve…

Mars 2026