Braktisja…Agron Mema

Agron Mema

 
 
Kudo braktisje, kudo rënim,
Porta mbuluar me ferra,
Ç’është vallë ky mallkim,
Ku është tradita, ku humbi vlera?!
 
Rrugët të boshatisura,
Peisazh i trishtë,
Si letra të grisura,
Autostradë e marrëzisë.

 

Të qanë syri,
Shpirti të dhëmb,
Bukurisë ç’krimb i hyri,
Që u shkërmoq, u shëmb.

 

Heshtje kudo në lëngatë,
Veç kryqet në varre lotojnë,
Vallë një kohë do t’a kemi fat,
Kur zemrat të moj lëngojnë.
 
Vallë a do të kthehet më prapë,
Ku e qeshura dhe kënga të mbretërojë?
 

Piqeras.