
Buzëqeshja..!!
Që than vesën e barit t’njomë.
Buzëqeshja e rezja pambarim,
Që shkëlqejnë mbi trupin tonë.
Agimeve dielli buzëqesh,
Ashtu ti,me rezen e ngrohta
Vjen me një agim të ri,
Se buzëqeshja jote,si serenata.
Buzëqeshja prek telat e zemrës
Se vetëm ju falni dashurinë.
Rezja ikën,humb gjate ditës.
Buzëqeshja dhuron ëmbëlsirën.
Buzëqeshja,tregon sytë e bukur.
Se është ngulur në sytë e mi!
Sa do,largohesh,mbetet përsëri.
Mes telave t’zemrës mbetesh ti.
E bukur, kur buzëqesh ëmbël!
Që sytë e reklamojnë dashuri.
Prandaj i dua të ëmblat qershi
Se me buzëqeshjen jep mirësi.
Më lodhen sytë kur nuk të shoh!
Po edhe buzëqeshjen ta ndjej.
Se janë në dritarja e shpirtit tim
I shikoj dhe ndjej një adhurim.
Me buzëqeshjen,fjalët ti kuptoj.
Se të ëmblat buzë,i adhuroj,
E sytë ezezë si ulli i dashuroj.
Buzëqeshja mua më lumturon.
…Kjo është buzëqeshja ..!!
Sekreti i dashurisë.. !!
Sekreti i dashurisë.. !!
V Pëllumbi.autori
02/08/2026 .Artë.Greq