Çamëria nusëria-Arjana Fetahu Gaba

Arjana Fetahu Gaba

Çamëria nusëria

Në ullishte të të vija,
Të të ulesha në prehër,
Çamëria nusëria,
Shpirti ende hidhur vrerë.

Se po tallen, se s’u dhëmb,
Ligjëratat mbushur frikë,
Unë e dija që shqiptarët ,
Janë shqiponja sy petrit.

Unë e dija, thonin pleqtë,
Të marrim në vetull gjak,
Çamëria nusëria,
Toka ime e pafat.

Ah si s’kam ndopak fuqi,
Më godet në shpinë i imi,
Çamëria nusëria,
Pushka fle po fle dhe trimi.

Të të puth tokën e djegur,
Me të nxit të lyej surranë,
Çamëria nusëria,
S’lufton kush më për vatanë.

Arjana Fetahu Gaba
#follower #everyonefollowers #everyonehighlights #everyone