
Gëzim Llojdia
1.
Kur Greqia ndodhet në vitin e radhës të përfshirë nga zjarret, lind pyetja që bëjnë shumë turistë, të cilët janë me pushimet në plazhet e saj, por njëkohësisht shohin pamje apokaliptike: Po prifti çfarë pune bën?
Kur e pyeta një prift në afërsi të Athinës për këtë katastrofë natyrore, e cila në Greqi përsëritet pothuajse çdo vit dhe sjell pasoja të mëdha, ai nisi të më rendisë shërbimet dhe detyrat që kryen prifti.
2.
Ja çfarë ma tha ai prifti.Nëse pyetja është në kuptimin e përgjithshëm, prifti grek (pra një prift i Kisha Ortodokse Greke ose i traditës ortodokse greke) ka detyra fetare dhe pastorale, të ngjashme me ato të priftërinjve ortodoksë në vende të tjera. Ai zakonisht:
Drejton Liturgjinë Hyjnore dhe shërbesat fetare.
Kryen pagëzime, martesa, varrime dhe bekime.
Dëgjon rrëfimet dhe jep këshillim shpirtëror.
Predikon dhe mëson besimin ortodoks.
Viziton të sëmurët dhe ndihmon besimtarët në nevojë.
Merr pjesë në jetën e komunitetit dhe organizon veprimtari bamirësie.
Mirepo a e dini se në Greqi, për një periudhë shumë të gjatë, shteti grek ka paguar pagat e shumicës së priftërinjve të Kisha Ortodokse e Greqisë.Kjo lidhet me një marrëveshje historike: në shekullin XIX, pas krijimit të shtetit grek, një pjesë e madhe e pronave të Kishës kaloi në pronësi të shtetit. Si kompensim, shteti mori përsipër të paguante klerin.
Në praktikë:Shumica e priftërinjve të Kishës Ortodokse të Greqisë paguhen nga buxheti i shtetit.
Ata trajtohen në mënyrë të ngjashme me nëpunësit publikë për sa i përket pagës, megjithëse nuk janë domosdoshmërisht nëpunës civilë në kuptimin e plotë juridik. Paga ndryshon sipas viteve të shërbimit, gradës kishtare dhe shtesave të ndryshme. Në vitet e fundit janë bërë disa përpjekje për të ndryshuar këtë sistem dhe për ta financuar klerin më shumë nga vetë Kisha, por modeli bazë, ku shteti vazhdon të mbulojë pagat e shumicës së priftërinjve, ka mbetur në fuqi.
Si orientim i përgjithshëm, një prift i zakonshëm mund të marrë rreth 850-1.400 euro neto në muaj, ndërsa priftërinjtë me më shumë vjetërsi ose me detyra më të larta mund të marrin më shumë. Shuma e saktë varet nga kategoria e pagës dhe përvoja.
3.
Historia e ka treguar se të shenjtët kanë ndërhyrë dhe kanë kryer mrekulli kur bie fjala për përmbytjet dhe zjarret.
Këto, si fenomene të ardhura si dënim qiellor, pikërisht për burrat që mbajnë rrobën e zezë të priftërinjve apo ata të rrobës së bardhë, rrobës jeshile, si dervishët etj., etj.
…
Në Greqi ka shumë raste të mrekullive të shenjtorëve. Nuk është rastësi që ky vend fqinj i yni ka rolin e liderit ortodoks dhe shumë patrikana drejtohen nga priftërinjtë e këtij besimi. Por në Greqi ka shumë vende të shenjta.
Vendet e shenjta ndahen në tre kategori: vende të shenjta të krijuara nga Zoti, pra natyrore, që përkojnë me linjat Lei, vende të shenjta, kryesisht manastire, ku prehen eshtrat e shenjtorëve; dhe vende të shenjta që kanë si burim asteroidët.
Në Greqi nuk ka raste të kësaj të fundit. Por numërohen mbi 186 vende me energji të pastër. Dhe kjo energji ka qenë funksionale për shumë shekuj. Mirëpo, me fillimin e rendit të ri botëror, energjia e çdo vendi dhe e çdo njeriu të shenjtë u ngrirë nga Krijuesi i energjisë.
…
Jo se ata kishin gabuar dikur, por sepse universi dhe galaktika ku jetojmë ne, që janë në lëvizje të vazhdueshme dhe të përhershme, do të kenë sfida të reja. Toka, si një planet i banuar në galaktikën tonë, do të shkojë në një dimension tjetër. Dhe këtë përgjegjësi nuk mund ta mbajnë më njerëzit e shenjtë; pra fetë e vjetra nuk mund ta mbajnë më mbi supe.
Rendi i fundit botëror u përkiste profetëve për 3600 vjet. Prandaj erdhën profetët, librat e shenjtë dhe u ndërtuan kisha, manastire, xhami e teqe, etj., për t’iu përshtatur rendit të profetëve. Pas përfundimit të këtij rendi, misioni i tyre mbyllet.
Pra, ç’do të ndodhë? Ata duhet të kthehen në banesat e tyre të vjetra, sepse nuk kërkohet më një lloj shërbimi fetar, të cilit i mungon energjia e Krijuesit. Sa më shpejt të kthehen, aq më mirë, dhe sa më vonë, aq më shumë do ta vështirësojnë jetën dhe fatin e planetit tonë.
Përse? Sepse Krijuesi i energjisë ka kryer ndëshkime. Çfarë janë përmbytjet e shumta? Gjithë dimri i shkuar na gjeti vetëm me përmbytje, dhe kjo nuk ishte e lokalizuar në një vend, por në të gjithë botën. Edhe vera, sivjet, me temperatura ferri dhe zjarre, po shkakton dëme të mëdha. Uji dhe zjarri janë ndëshkime qiellore.
Nga pikëpamja fetare, interpretimet ndryshojnë. Në shumë tradita fetare, përfshirë Krishterimin, Judaizmin dhe Islamin, disa ngjarje të përshkruara në tekstet e shenjta paraqiten si gjykime ose ndëshkime hyjnore (p.sh. Përmbytja e Madhe).
4.
Mirëpo, a është në gjendje një prift, dervish, murg, hoxhë etj. të ndikojë në faktorët natyrorë dhe, në këtë rast, te zjarret katastrofike? Jo vetëm që është e mundur, por ai i drejton dhe i shuan ato, nëse ka energjinë e Krijuesit, pra të Zotit. Nëse nuk e ka këtë energji, dihet që puna dhe lutja e tij shkojnë bosh.Arsyeja është e thjeshtë .Gjithë universi është energji.Prandaj kur themi,njerzë me energji dhe energjia e krijuesit është e njëjta energji që mbanë planetet,yllësit dhe që ka krijuar gjithcka.
Pra, nëse i kthehemi pyetjes: Çfarë pune bën një prift? Ai bën shumë punë, sipas vetë një prifti, por asnjë lutje e tij nuk merret më në konsideratë.
Ai është në një gjendje të tillë dhe a ka energji për të ndikuar edhe mbi faktorët klimatikë? Po, por nëse nuk ka energji, si mundet vallë të ndikojë?
Dhe, së fundi, por që mund të ishte e para, është se Krijuesi i energjisë nuk do t’i lërë më kështu. Duke sjellë liderë shpirtërorë, ai do t’i vendosë në provë: ja ku është dëmi nga përmbytjet apo katastrofat e zjarrit, tani ndaleni. Dhe dihet se ata që nuk kanë energji nuk kanë ç’të ndalin.