Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Cikel me poezi nga  Panajot  Boli

Cikel me poezi nga  Panajot  Boli

Panajot  Boli

Kjo gërmë …

Emri yt
Gërmën ‘Z’ ka venë në derë të shpirtit
Ashtu siç themi: Zemra ime..
Siç je:
Zëëbla kanarinë
I bardhi zambak
Zanë bjeshke
..E prapë të them pak

Emri yt
Gërmën ‘Z’ka venë në derë të shpirtit
Ashtu siç themi:Zjarri i dashurisë
Siç je:
Zogezë pranvere
Zenith drite dielli
E prapë pak them
Më i bukuri, yll qielli

Emri yt
Gërmë ‘Z’ ka venë në derë të shpirtit
Me të më ka sulmuar
Zonë e ndaluar
Zaptim zemre
...Pak ka shkruar


Emri yt
Gërmën ‘Z’ ka venë në derë të shpirtit
Muret e zemrës të ndertoi,
Me dritë dielli
Në sytë e tu
Lumturinë vesoi

PASTAJ ...E HUMBAS

Në një pikë vese të mengjesit seç hutohem
Kur ndez ngjyrat terë gaz
Më hipnotizojnë vezullimet e saj
Më gurosin një çast
E pastaj...
E humbas

Në një fluturë të bukur shpesh seç hutohem
Kur lulet e mollës i çmend, i plas
Më hipnotizojnë ato hiret e saj
Më gurosin një çast
E pastaj....
E humbas

Në një shikim tinëz me drithërim seç hutohem
Kur ngre befas dallgë e tallaz
Më hipnotizojnë shkendijimet e tij
Më gurosin një çast
E pastaj...
E humbas.

KA ÇASTE...

Terë pasditën
Trokisnin pikat e shiut
Mbi strehën e shpirtit tim
Me nota të dhimbshme
Si kënga e Gjonit

Dita e verdhë
Me flokët gri të pakrehura
Mes mjegullës humbet shpesh
Pllaçurit këmbët e zbathura
Në pellgjet e pista

Gishtat e shiut
I bien tasteries se pianos mbi strehë
Ca tinguj monotone nxjerrin
Me pikëllimin e athët te një baladë
Që rend mes lugjesh

Ca pika shiu
Puthin xhamin e dritares
E rrëshqasin të stergjatura ngadalë
Si lotë malli ardhur nga larg
Kripur me dashuri

Ka çaste
Kur shpirti merr udhën mes mjegullës
Nën tingujt e këngës melankolike të shiut
Kalin e Kostandinit kërkon
Të vij tek ti

SI TI , DETI IM

Rri i heshtur sonte ky deti im
Përtyp nga pak ca copa resh
Herët po shtron për të fjetur
Me drita të ftohta buzëqesh

Tollubaca e gazit të verës
Si dielli u fsheh në përendim
Hëna i sjell një pallto të mugët
Ta hedh krahëve për dimërim

Qyteti i rralloi vizitat me të
Në shpirt ndjen një shtrëngim
S’duron e shperthen një çast
E ngre lart dallgët me tërbim

Fashitet me ngadalë pastaj
Me vete murmurit në vetmi
I kthen shpinën qytetit e hënës
E tretet i humbur në mugëti

Vetem unë të ndjej,o deti im
Ku mbremja yjet i ka rralluar
Më sheh nga shtrati yt i trishtë?
Ja, po eci bregut kot.. i vetmuar

MOS U TREMB...

Gjarpëri i zjarrtë i rrufesë hyri nga dritarja
Sytë m’i sulmoi fort, si i nderkryer në gjumë
Tek ti e dashur nisi gjemimin të pres endrrën
Hiç mos u tremb shpirt,rrufepritës behem unë

Sulmet nuk po ndalen,siç nisen raketat te Gaza
Ulërin kjo natë e frikshme me rrufe e gjemime
Burgosi edhe yjet me hënën kjo,pa pikë meshire
Ti,mos e fsheh kokën te çarçafi,mos ki dritherime


Kam ardhur para rrufesë,jam jashtë dritarës tende
Mbi avullin e xhamit po shkruaj një mesazh për ty
‘’Jam këtu, mos u tremb, po të ruaj unë, engjelli yt
Mos e nderprit endrrën,shetit në parajsën dashuri’