Ç,kërkoj unë…Dhurata Ndoni-Cela

Dhurata Ndoni-Cela


Ç’kërkoj mëngjeseve…
në rrugë që s’më njohin,
dhe dielli në sy s’më shikon?!
Ç’kërkoj unë mesditëve…
nga sytë që nuk më shohin,
nga fjalët që emrin s’ma
thonë!
Ç’kërkoj unë mbrëmjeve…
në rrugët e huaja,
ku ëndrra e hënës mungon!
Vallë çfarë kërkoj nga loti
i syrit?!
Kërkoj që të bëhet rrëke .
Me të, të ngopur nuk ka tok’
e huaj;
ndaj lotin të bjerë nuk e le.
Mos vallë kërkoj shpresën,
harruar e tretur në tokën e huaj,
që peshën s’ma ndjen e lotin
s’ma njeh?!
Mos vallë kërkoj dritën,
që reja mban fshehur,
një rrugë të njohur,
një copëz atdhe?!
31/7/2026