Çudi me ty-Viktor Gjikolaj

Viktor Gjikolaj

ÇUDI ME TY
Në lëndinën e bardhë të gjirit tënd
Shkrumbohen sytha zambakësh
Të sapoçelur –
Çudibërëse kjo stinë me shi…
 
Në sytë e tu-ullishtë e ndezur,
Paqja u fik si pisha
Në erë –
Çudibërës pëllumbat e buzëqeshjes sime…

 

Në dy buzë që digjen shpuzë,
Avujt e mjegullt të instiktit
Ngrijnë –
Çudibërëse fjalët e mia të ngrohta…

 

Hapi yt trokon drejt territ
E gjurmët thërrmojnë yje
Plot vezullime –
Çudibërëse nata ime…
Çudi me ty!