Darka e fundit ezopëve!Miranda Troci Derti!

Darka e fundit ezopëve!
 
Trazirat e dëshpërimit rënë në shpërfillje.
Agimet e zgjuara të rikthimit pareshtur .
Zërat lëshoni frymën boll u ngijtë.
Mbetë udhëkryqesh themelet mekur.
 
Të lënduarit e ikur tashmë s’heshtin më.
Britmës kushtrim ditët e mohuara pa sens.
Darkës së fundit ezopëve përgjithnjë.
Frerësh ndër duar të gëzojë ky brez.

 

Embrioni jetës pa farë në fole.
Ikur pa udhë , udhëtarë pa atdhe.
Kores së stërtharë ngrënë cikllopësh pangopur.
Përmallimit ashtë e palcë pasosur.

 

Ashtit të thërrmuar të etur për copë t’vet.
Ngrënë nga i paudhi ligjesh pashtet.
Cakut shpërhen mllef helm valë.
Marrëzisë suaj fundi tashmë ardhë .
 
Epokash çdo tradhëti me turp ka përfunduar.
Kobshëm historikisht ligshëm dorëzuar.
Mania e zaptisë maskat iu ranë o të mjerë.

Udhëkryqesh lëshuar shkelë të tjerë.
Shkroi!
Miranda Troci Derti!
Reç Dibër!