Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Dashuri përtej kufirit-Kumrie Avdyl Shala 

Dashuri përtej kufirit-Kumrie Avdyl Shala 

Kumrie Avdyl Shala 

DASHURI PËRTEJ KUFIRIT

Drithërohem për ty, kur s’të shoh,
më qan çdo pjesë e trupit.
Dashuri në distancë,
të përqafoj me hijen time,
pranë shtratit të ledhatoj në heshtje,
sillem rreth teje duke ndalur vdekjen.

Në morgun e errët po notoj,
e ti më pëshpërit buzëtharë:
pa ty frymë nuk marr.
Të shtrëngoj fort, me frikë se mos të ngulfat.
Të lutem, mos ik pa fjalë,
Se, do të mbetet çesja thatë.
Dashuri apo gënjeshtër?

Përtej kufijve të dashuroj fshehurazi,
pranë krevati të vdekjes sillem si një zog i zi,
të shpëtoj.
Dashuria përtej kufijve është e egër,
e trishtueshme dhe e zjarrtë,
që thith nektarin, aromën e buzëve tua.

Po vdes në heshtje,
pa lënë amanet asnjë fjalë të vetme.
Harruam dashurinë e zjarrtë.
Në krah të qëndron nëna e fëmijëve tu,
e unë digjem si pishë e vjetër
në distancë.