Mora një copë dhe me vete nga vendi im…!Vangjel Pellumbi

Vangjel Pellumbi

Mora një copë dhe me vete nga vendi im.

Kur shkova të njihem me botën e madhe.

Të kujtoja nënën,sa herë që ndezia stofën.

E shtëpinë e vjetër të mbushur me halle.

Një copë dhe nga vendi im,s’mundtë mos e merja.

Të kujtoja vëllezërit dhe motrat e mija,

Të kujtoja babanë që me mund na riti.

Prandaj mora dhe nga vendi im.

Dheun që mora me vete nga vendi im,

E mora që të mos ndihem vetëm,në botën e madhe.

Malli më mer,më tepër kur ulem në sofër,

Për atë shtëpizë,që i falem në çdo portë.

Se atje e kam shpirtin e zemër.

Le të jetë vend i vogël dhe i varfër.

Jorganin e jastëkët e butë,që bata na dha,

Nuk mund të bëhen kurrë nënë e baba.

Kjo copë dhe që mora nga vendi im.

Më kujtoj atdheun vendin tim.

Më ngroh kraharorin,më jep frymëzim.

Dhe lotët më pushon mbi mollëzat e faqeve.

Mora një copë dhe,me vete nga vendi im.!

V Pëllumbi.autori

25/11/2025. Artë.Greqi