Dashuria ç’ngjyrë  paska?  Ludoviku I Anojeve

LUDOVIKU I ANOJEVE
DASHURIA Ç’NGJYRË
PASKA?
Dashuria ç’ ngjyrë paska
Vallë kush e gjen?
 
 
Në kuq po të jetë si diell
Do të djegë si zjarr,
Verdhë në qoftë si hëna
Do të ketë lakmi
Kaltër po të jetë si qiell,
Do të jetë larg.
Në qoftë e zezë si nata
Ka dinakëri.

 

Dashuria ç’ngjyrë paska
Vallë kush e gjen?
Re e bardhe po të jetë
Ikën dhe kalon,
Bardhë posi jasemini
N’ lulëri skadon.

 

E në qoftë posi ylberi
As që kapet dot.
Sapo unë e kap mendoj
Se ai humbkërka
Sapo unë e kap mendoj
Se ai humbkërka.
 
Dashuria ç’ ngjyrë paska
Vallë kush e gjen?
 
Përktheu nga greqishtja: Lefter Shomo 782 l.a.α.