Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Dëshmori Daut Selim Zenuni-Shkruar nga Sami Arifi

Dëshmori Daut Selim Zenuni-Shkruar nga Sami Arifi

Shkruar nga Sami Arifi

Daut Zenuni, u lind në vitin 1942 në fshatin Kabash-Komuna e Vitisë, shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme bujqësore në qytetin e Vitisë, ai e kreu edhe shkollën Normale në Prizren. Zenuni, pa shkputje nga puna e kreu edhe SHLP-drejtimi për mësues klasor në Gjilan. Ai kishte ushtruar detyrën e mësuesit në fshatrat: Lubishtë, Begucë, Binçë, Viti, gjatë shërbimit ushtarak kishte kryer kursin e oficerëve rezervë. Zenuni një kohë ka mbajtur lëndën e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Shkollën e mesme “Boro dhe Ramizi”, tashmë “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Gjatë viteve 70-ta kishte punuar në Sekretariatin e Mbrojtjes në Viti, por këtë punë e kreu derisa ishin instaluar zyrtarë të dhunshëm serb. Zenuni u ngarkue, nga Hajzer Hajzeri, i cili ishte përgjegjës i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, për formimin e Shtabit të Mbrojtjes në Komunën e Vitisë, më saktësisht më 14 prill të vitit 1992. Më 12 maj të vitit 1998 në takimet e Këshillit Inicues me strukturat politike emrohet komandant për komunën e Vitisë, por që Dauti mbahej nën vëzhgim të rrept nga serbët për shkak të aktivitetit të tij ushtarak. Zenuni më 12 prill 1999, kishte formuar njësitin ushtarak prej 26 personave kryesisht nga fshati Smirë, duke u kthyer nga Smira në Kabash serbët në orët e mbrëmjes i bëjnë pritë në vendin e quajtur “Prroi i Kabashit”, duke e vrarë mizorisht bashkë me Zylfi Agushin nga fshati Smirë. Serbët i groposin në vendin ku i ekzekutuan. Më se një vit nuk dinte kush për fatin e Zenunit, familjarët ishin në ankth. Trupat pa jetë të Dautrit dhe Zylfiut i zbuloi Beqir Sallahu, më saktsisht më 16 prill të vitit 2.000… Dëshmorët janë të radhitur në përjetësi, mbahën gjitmonë të paharruar në kujtesën e popullit tonë…

Dëshmori Daut Zenuni!

Armiku që kishte shumë t’këqija,
vështirë ishte ta minosh nga brendia!
Nga mbrojtja e ashtquajtur “territoriale”,
të veprosh për çështje kombëtare!

Daut Zenuni nga Kabashi,
bëri punë që shumë i dashti!
Minoi n’mbrendi veprimet e shkinisë,
i dha fuqi lëvizjes lirisë!

N’Zonën Operative t’Karadakut ishte trimi i angazhuar,
armikut kurrë pa ju frikësuar!
Ra Dauti n’përjetësi,
veç atdheu t’ketë liri!

Janë krenar breza t’rinisë,
për dëshmorin nga Kabashi i Vitisë!
Falë trimave që ranë n’përjetësi,
sot populli ynë jetonë n’liri!

Shkruan: Sami ARIFI