Mentor Serjani

Ballët, vetullat, qepallat,
Poshtë tyre ç’ bukuri,!
Digjen zjarr e prush mangallat,
Në gushë edhe në gji.
Syt’ e gjokset ndritin qiellin,
Si balonat në qershor ,
Puthen zjarr e prush me diellin ,
Përmes barit pranveror .
Shpirti, zemra ,dashuria,
Me zjarrin ngrohen e rrinë,
Leht’nga deti fryn puhia ,
U sjell atyre freskinë .
Më parë,kur dashuruam ,
Simpatizuam intimen ,
Po kur u bashkëshortuam ,
Në themel vumë familjen.
Shkuam vite mbarësi ,
Me një dashuri të pjekur ,
Me fëmijë mrekulli ,
Të sjellshëm e të përpjekur .
Rritëm fëmijë me vlerë ,
Të ditur të edukuar ,
Si thëllëza,si skifterë,
Me familje të martuar .
Femijët jan’ frytet tona,
Zbukurojnë krahët tanë,
Si Venusi¹),si Junona ²),
Një shpirt e një zëmër janë !
1)Perëndia e bukurisë , dashurisë.
2) Perëndia e dashurisë bashkëshortore(e shoqja e Jupiterit )