Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Dëshmori kolonel Rashit (Rashit) Mustafa-Shkruar nga Sami ARIFI

Dëshmori kolonel Rashit (Rashit) Mustafa-Shkruar nga Sami ARIFI

Shkruar nga Sami ARIFI

Rashit Mustafa u lind, më 20 gusht të vitit 1964, në fshatin Lubishtë-Komuna e Vitisë, ai shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme ushtarake në Sarajevë. Rashiti pas kryerjes së shkollës ushtroj profesionin e ushtarakut, me profesionizm dhe aftësi që kishte u avansua në grada. Ai ishte rreshtuar për formimin e ushtrisë kroate gjatë viteve të 90-ta. Rashit gjatë luftës në Kroaci ishte luftëtar i drejtpërdrejt në luftime duke treguar aftësi kundër ushtrisë jugosllave (serbe), ai pas suksesit nëpër beteja gradohet drejtpërsëdrejti me dekret të Presidentit Tuxhman me gradën Kolonel. Rashiti merr pjesë edhe në luftën në Bosnje përkrah ushtrisë kroate. Rashiti pas mbarimit të luftës vendoset në Gjermani, ku qëndroi deri në fillimin e vitit 1998. Ai gjatë qëndrimit në Gjermani ishte pjesë e organizimit të ushtrisë, e cila ushtri do të luftojë për çlirimin e Kosovës. Rashit Mustafa nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes, me urdhër të ministrit Ahmet Krasniqit filloi formimin e njësive të para operative. Kolonel Rashit Mushtafa, nga komandanti Ahmet Krasniqi, merrë urdhër të formoi gardën kombëtare të quajtur “Skënderbeu”, për të cilën gardë, komandant u emrua Rashit Mustafa, i cili pati suksese të shkëlqyera në zona të ndryshme luftarake. Kolonel Rashit Mustafa emrohet Shef i Shtabit Operativ pranë komandës së Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Pas marrëveshjes në rambuje, Rashit Mustafa emërohet shef i operativës në Zonën e Nerodimes. Në takimin me komandant Qamil Ilazin-Bardhin, më 08 mars të vitit 1999, në Jazhincë të Tetovës, ata u kordinun që të shoqërojnë hyrjen nga Jazhinca në Glloboqicë të një pjese të delegacionit të Rambujes që vinin nga Shqipëria e Maqedonia për në Kosovë si dhe të pjestarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të cilën punë e kryen me sukses. Delegacioni u përcollë nga koloneli Rashit Mustafa dhe major Hesat Qollaku, në përbërje nga: Hashim Thaqi, Agim Çeku, Ramë Buja e të tjerë. Rashit Mustafa e Hesat Qollaku, më 20 maj 1999, qëndruan disa ditë në fshatin Nishor duke ndihmuar organizimin sa më të mirë në Zonën e Pashtrikut. Aty takojnë Bislim Zyrapi, i cili ishte shef i Operativës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Gjatë qëndrimit në këtë Zonë Rashiti kishte kontaktuar me bashkëvendësin e tij Qazim Sahitin. Rashiti urdhërohet të kaloi në Zonën Operative të Dukagjinit, kjo ishte me urdhëresë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ku edhe këtu me sukses udhëhoqi luftimet deri në mbarimin e luftës. Familja e Mustafës kishin komunikuar rregullisht me celular përmes linjave telefonike. Por pas përfundimit të luftës, Rashit Mustafa, konsiderohej si i zhdukur, meqë askush më nuk dinte asgjë për të. Kufoma e Rashit Mustafës u gjetë nga një kalimtar i rastit në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, më 28 qershor të vitit 2005, gjashtë vite pas çlirimit. Familja u njoftua pas ekspertizës së mjeksisë ligjore në Prishtinë. Sipas raportit të këtij Instituti kufoma është gjetur, më 15 qershor të vitit 2005, në vendin e quajtur Bardhaniq të Gjakovës te Qukat e Biteshit-në mes Zhabarit të Vjetër dhe Zhabarit të Ri. Më 17 dhjetor 2007, iu kthyen eshtrat e Rashitit, familjes së tij, ku, në të njejtën ditë bëhet varrimi i dëshmorit, Rashit Mustafës, në varrezat e dëshmorëve të Vitisë. Kolonel Rashit Mustafa, përveç dekoratave nga presidenti i Kroacisë, ai u dekorua, edhe në Kosovë, nga Presidenti Fatmir Sejdiu me medalje “Luftëtar i Lirisë-Adem Jashari”, më 10-të qershor të vitit 2009.

Dëshmori kolonel Rashit Mustafa!

Rashit Mustafa nga Lubishta e Vitisë,
nga Kurbeti prej Gjermanisë!
Ishte me profesion kolonel ushtarak,
luftoi armiqtë për t’iu marr hak!

Rashit Mustafa i Vitisë,
n’Dukagjin luftën ka nisë!
I edukuar nga Lubishta,
s’lejon shkijt të bëjnë bishta!

Luftoi trimi pa pushuar,
popullit jetën për t’ia ndryshuar!
I patrembur si çdo herë,
ra jo n’dritë por në terr!

Ra n’luftë n’pabesi,
jo nga shkjau por nga bashkëpuntorë shki!
Ai që më parë patë thënë:
pushka e shkjaut s’ka çka mbënë!

Ishte pjesëmarrës n’luftë n’Kroaci,
i sukseshëm ishte gjithnjë!
U gradua kolonel nga presidenti Tugjman,
për kontributin që pat dhënë!

Ai për liri s’kurseu hiç,
ra dëshmor n’Bardhaniq!
Udhëheqës n’luftë i popullit tij,
ra Rashiti n’përjetësi!

E kujtojnë t’gjthë mbarë,
me atë populli është krenar!

Shkruan: Sami ARIFI