“Paradigmë ndienjash…The paradigm of feelings”-Elpiola Lluka

“Paradigmë ndienjash…-The paradigm of feelings”- (©️ krijuar nga/Copyright Elpiola Lluka)
 
Kur në fillim botën përshkova,
mendimet plot ngjyra u vizatuan...
Gërma të pafundme ndienjash krijova,
kur fletët fuqinë e shkrimit më dhuruan.
Atje ku rrezet shkëlqejnë më shumë,
atje ku shpirti gjen strehim;
Ndienjat rrisin rrënjë netëve pa gjumë,
zgjohen me cicërimat e zogjve në agim….


Në vatrën e zemrës zjarri ndezur,
që djeg mendimet e trazuara…
Pulson në vena gjak i mpleksur,
të sjellë në jetë kujtimet e harruara…


Tej skajeve horizontale vjen e shkuara,
të tashmen në portat e shpirtit ndesh…
Dyluftimin shpall në shtigjet e kaluara,
harkun shigjeton mbi zemër e qesh…


Por ja ku e kuqërremta shfaqet përsëri,
atje nëpër prushin përzier me hi…
Ndienjat nxitimthi i mprehin harqet,
fitues nuk ka asnjëherë në dashuri!


When I first came to this place,
my thoughts inked full of colours…
Unending letters my brain embrace,
as papers gave me creative powers.


Where the sunbeams shine the most,
soul is resting on its laurels;
In darkness the feelings improve lost,
By bird’s chirrup they’re smelling florals…


In hearth of my chest the fire is burning,
all my thoughts are annihilated…
The heartbeats in purple are turning,
reminds me bunch of memories decimated…


Beyond skyline we meet the past,
across the soul it is nurturing…
Fighting itself in pathway so fast,
and shot an arrow in heart luring…
By then the glory crimson is showing,
blended with ashes and flames...
Feelings as arrows are bowing,
In love battle the heart always blames...