Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Dëshmori Mejdi Korrani-Shkruan: Sami ARIFI

Dëshmori Mejdi Korrani-Shkruan: Sami ARIFI

Dëshmori Mejdi Korrani

(13/ 11/ 1977-19/ 04/ 1999)

Mejdi Korrani u lind, më 13 nëntor të vitit 1977, në fshatin Pozheran-Komuna e Vitisë, shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, po, edhe të mesmën në këtë fshat, meqë atëherë nga gjimnazi i Vitisë funksiononte si paralele e ndarë e kësaj shkolle edhe shkolla në fshatin Pozheran. Mejdiu kishte një taban kombëtar nga familja e tij, fillimi i luftës te ai mbjelli ndjenjën e fuqishme atdhetare. Mejdiu vendosi t’i bashkohej frontit të luftës, pra atje ku trimat e UÇK-së po kacafuteshin me forcat e armikut shekullor serb. Mejdiu ende pa përfunduar ceremoninë për gjyshin, i cili ndërroj jetë me sy çelë për ta parë atdheun e lirë, ai bashkë me shokun e fëmirisë, Visar Demirin nisen për në Llaushë të Drenicës, ku aty merrë instruksionet, me 26 qershor 1998, shkojnë ilegalisht në Shqipëri për tu furnizuar me armatim, ai me shokë në Shqipëri përfundon edhe stërvitjet ushtarake, pastaj me armatime të shumëta kthehen në Kosovë. Ata natën e parë e kalojnë në xhamin e fshatit Junik, të nesërmen fillojnë së vepruari duke marrë urdhërat nga eprorët e UÇK-së. Më 02 korrik të vitit 1998, arrestohet në fshatin Pobërxhë shoku i tij Visari, i cili u përballë me tmerret e burgut të Dubravës. Mejdiu i bashkohet, më 02 korrik 1998, togut të parë “ÇELIKU 3”, i cili komandohej nga Komandant, Qerqizi, Isak Musliu, në kuadër të Brigadës 121 në Zonën Operative të Nerodimes, e cila ishte vendosur në fshatin Rancë të Shtimes. Në Grykën e Caralevës ishin aksionet e para të Mejdi Korranit, ai ishte luftëtar edhe në ofenzivën e madhe në fshatin Belicë, i cili me shkathëtësit e tij dhe trimërinë e pashoq që kishte avansohet me gradën Komandant i kompanisë. Ai ishte në fushveprim me pseudonimin KORRI, i cili pas dy muajsh u angazhuar në njësinë speciale të komanduar nga Qerqizi, me të cilën njësi kreu shumë aksione ushtarake në Koshare e Shtime, ai në këtë njësi shërbente edhe si polic ushtarak. Ai me detyra ushtarake merrte një tog të udhëhequr prej tij, dhe shkonin në Shqipëri për të sjellur në Kosovë furnizim me armë.

Nga vështërsitë e mëdha shëndeti e detyroi që ai t’i nënshtrohej operimit në spitalin e Shqipërisë nga zorra e verbët. Ai pasi doli nga spitali për një kohë shërbeu si komandant logjistike, i cili kreu këtë obligim deri në fillimin e bombardimit të NATO-s.

Fundi i marsit të vitit 1999, përcillet me zmadhimin e flakës së luftës së zgjeruar për liri çdo ditë e më shumë, prandaj Mejdiu shkonë në Kukës për të formuat një njësitë ushtarak, që pas stërvitjeve dyjavore, më saktësisht, më 12 prill të vitit 1999, niset për betejë. Edhe se gjendja shëndetësore e preferuar nga mjekët për Mejdiun ishte të ketë pushim, ai nuk përfilli sygjerimet e mjekëve, por atë e shtyri dëshira sa më parë për t’iu bashkuar shokëve në luftë. Më 19 prill, aty rreth orës 13:30 në luftimet e ashpëra Mejdiu bie heroikisht në fuhën e nderit, duke iu bashkuar shokëve në përjetësi, për të mos vdekur kurrë. Ai nuk kishte si të përfundonte ndryshe përveç si të parët e familjes së tij, Hasan Korrani, bashkëluftëtarë me Ram Avdylin, Shaip Korranin, Nexhip Korranin e të tjerë të cilët luftuan kundër pushtuesëve. Mejdiu me nderime ushtarake, pa praninë familjare varroset në Bajram Curr, ai rivarroset pas çlirimit të Kosovës në varrezat e dëshmorëve në Viti, me nderime ushtarake.

Dëshmori Mejdi Korrani!

Prej rrafshit t’Kosovës nga Pozherani i Vitisë,

Mejdiu Korrani n’radhë i parë luftëtar i lirisë!

N’Zonën Operative t’Dukagjinit,

si bënë vërr n’luftë çerpiku i syrit!

Vullnetarë anë e mbanë,

trimat donë liri n’vatan!

I tillë ishte Mejdi Korrani,

me shkathtësi si shqiponjë mali!

Luftojmë ne si shqiponja,

thotë Korrani, kurrë si lëshojmë ne trojet tona!

U betua ai n’komb e fe,

n’përjetësi ra për atdhe!

Automatikun nga dora se lëshoi,

deri n’plumbin e fundit qëndroi!

Kur s’pati municion n’automatik,

me revole n’shkijë ka qitë!

N’përjetësi pasi ra ky madhështor,

shokët e tij e bartën n’duar arbëror!

Sot busti i krenarisë së Pozheranit,

qëndronë me emrin e Mejdi Korranit!

Nderonë populli n’çdo përvjetorë,

përkuleje me krenari për dëshmorë!

Shkruan: Sami ARIFI