
Mustafë Shema u lind, më 08 janar të vitit 1966, në fshatin Lubishtë-Komuna e Vitisë, ai shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmën në qytetin e Vitisë. Mustafa ishte i mirëfillët në punën e tij, në raport me njerëzit i edukuar me sjellje dhe vyrtyte të larta njerëzore, ai iu bashkua njësitit të parë të UÇK-së në fshatin e tij, në dhjetor të vitit 1998. Dëshmori Mustafë Shema ishte i angazhuar në armatimin e fshatit, ai ishte në gjendje gatishmërie për kryerjen e obligimeve për çlirimin e atdheut, deri në rënjen heroike, më 05 prill të vitit 1999. Busti dhe emri i dëshmorit Mustafë Shema qëndron i skalitur në oborrin e shkollës që shkolla gëzon emrin e Heronjëve të Lubishtës. Mustafë Shema u radhit me heronjët në përjetësi, i cili gjithmonë mbetët në kujtesën e popullit.
Dëshmori Mustafë Shema!
N’Lubishtë t’Vitisë mali heshtë,
bishat serbe janë çu peshë!
S’ lënë bilbilat me kënduar,
donë çdo gjë për ta shkretëruar!
Nga Lubishta Mustafë Shema,
thotë këtu s’ka vetëm femra!
Ka burrëresha edhe burra,
që burojnë porsi gurra!
Në Zonën Operative t’Karadakut,
aty janë trimat e lirisë pragut!
N’UÇK t’organizuar,
liri popullit për t’i pruar!
N’Karadak vjenë përjetësia,
n’liri t’jetoi shqiptaria!
Këtij vendi sot i del zot rinia,
nuk dorëzohet nga dobësia!
Lindin trimat për liri,
pishtarë n’mendje janë gjithnjë!
Me krenari kujtohet Mustafë Shema,
me atdhetarët që sot kanë emra !

Shkruan: Sami ARIFI
[1] Shtigjet e zjarrta të jetës, vëll. II. Dëshmorët Krenaria,…,Prishtinë,2021. fq,37.