Blerta Basha

Dhuro mirësi, shpërnda sinqeritet,
Shporta më e bukur ka gjithmonë lulet,
Nuk jetohet për trup e mishin në këtë jetë,
Të jesh vetvetja, ku shpirti kurrë nuk shkulet.
Njerëz që mirësinë e marrin si dobësi,
Kur ajo lind me rreze drite në errësirë,
Ah, sikur mos të kishte të sëmurë me xhelozi,
Botën një kopsht paqësor, do ta kisha dëshirë.
Nuk fshihet e mira, kur nga shpirti buron,
Do i doja të gjithë me këtë fat të shenjtë.
Pse duhet të qaj, kur buzëqeshje kjo botë cliron,
Kur dashurinë do ta donin edhe vetë qiejtë?