Dhuro Mirësi-Blerta Basha

Blerta Basha

Dhuro mirësi, shpërnda sinqeritet,

Shporta më e bukur ka gjithmonë lulet,

Nuk jetohet për trup e mishin në këtë jetë,

jesh vetvetja, ku shpirti kurrë nuk shkulet.

Njerëz që mirësinë e marrin si dobësi,

Kur ajo lind me rreze drite në errësirë,

Ah, sikur mos të kishte të sëmurë me xhelozi,

Botën një kopsht paqësor, do ta kisha dëshirë.

Nuk fshihet e mira, kur nga shpirti buron,

Do i doja të gjithë me këtë fat të shenjtë.

Pse duhet të qaj, kur buzëqeshje kjo botë cliron,

Kur dashurinë do ta donin edhe vetë qiejtë?