Dhuro sa më shumë dashuri!..Evis Kotte



Medalionin e diellit e mban në kraharor,

rrezja e tij zemrën ngroh,

në rrahjet e saj fle një yll,

që nga qielli u shkëput.

Një dëshirë në zemër mban,

natën fle me yjet, ditën ndez një zjarr,

përkujdeset me ngrohtësi.

Dhuro sa më shumë dashuri!…

Evis Kotte