Kasam Shaqirvela

Poezi nga përmbledhja poetike e 174-ta me radhë, me titull: “Diamantet e kurorës”
*
MBIJETESË
Lodhur më kanë stinë e mote,
vrarë më kanë thika pas shpine,
i rrethuar po nga i yti ,
si të ishte bir prej shkine.
Por askujt nuk iu ankova,
dhe për ‘të kurrë nuk qajta,
padrejtësisht sa herë e pësova,
stoikisht veten e përmbajta.
Por më keq që s’ën e mbajta,
atë luftë “kllasash” në familje,
nga kjo plagë kurrë s’u ndajta,
i druhem të ardhmes në vigjilje.
Ty atdhe, që më dhe emër,
t’i kam numëruar si yjet e qiellit,
motet e rënda që t’i thyen pemët,
dhe retë e zeza që ta zunë Diellin
Tundimet e tua uragane,
t’i kam njohur ty atdhe,
por dhe vuajtjet prometheiane,
dhe frymëmarrjen si Ante!
Përkundjet n’djep të një kënge,
dasmash lirie, kuq e zi
që armiku kurrë s’t’i theu,
Nëna ime , o Shqiptari !
**
PËR TË VËRTETËN
Sa herë që i ngjitesh të përpjetës
Udhës ku shkelën pararendës
I kapur fort pas të vërtetës…
Në plugime të thella t’penë-parmendës.
Në atë udhë kaq të ndritur
Që dhe të tjerë e shkelin prore
Bashkë në një pikë për të arritur
Ku takohen mendjet frutore.
Pengestarët më kot harxhohen
Si në veprime e si në kohë
Se Lisat kurrë nuk tundohen
Ndonëse lëvizin nga një trohë.
Edhe në mos paçin mundësi
Majave t’i puthë rrezja e diellit
Janë pjesëtarë në mendimësi
Edhe pas vajtjes në gji të qiellit.
**
FESTIM DITËLINDJESh
Kalendari ka ditët e vitit
Dhe rëndësinë e tyre për gjithkënd
Por ka dhe të veçanta data
Të cilat festohen anekënd
Ka dhe tabore njerëzish të atillë
Që festat e tjetrit nuk i përfillin
Pa edhe të kenë rënë ata martirë
Këtyre s’u shkon dora as t’ua kallin qiririn.
Por dhe më keq, ata kur ndërsehen
Si qentë “dingo” të Australisë…
Mbrojnë fenë e vete, e shajnë të tjetrit
Paramendone ju se,
sa po i shërbejnë këta njerëzisë?!
*
Përzgjedhun dhe përgatitun për prezentim nga admini i faqes se autorit…