Diell-Valbona Kolaveri

DIELL

Dielli po bashkohet me Jupiterin,
Dhe Saturni biri i tij,
Po lartësohet në ndjesitë e tij
Në pasqyrën e kohës,
Ai që ndriçon gjithë universin
Pa hijet e vetvetes ta ndëshkonin,
Për t’ia ulur madhështinë e krenarisë
Prej sundimtari.