Do ta gjej atē vend-Valbona Kolaveri

DO TA GJEJ ATË VEND

Do ta gjej njē vēnd,
Njē vēnd ku paqtimi me veten të jetë i shenjtë,
Ku reliket me botēn tjetër nuk pērhumben në shpirt
Dhe as shiten më lirë a më shtrenjtë

Do ta gjej patjetër atë vënd,
Ku deliret s’kanë vënd,
As triumfet me kurora e lavditë
Që të njohin vetëm sot ,
E nesër të nxjerrin shpirtin nē ankand

Do ta gjej me patjetër atë vënd,
Ku shenjtëritë nuk pipëtijnē të të joshin
Dhe drita me ty bën paqen e shenjtë.