Rinore Zymeri
Do të dua
Do të dua edhe kur bota ta kthejë shpinën,
Edhe kur heshtja ta mbulojë stinën.
Do të dua edhe kur askush mos të dojë,
zemra ime kurrë s’do të të lëshojë.
Do të dua edhe kur të fryjnë erëra të ftohta,
Edhe kur mbi ne të na rëndojnë sprova të kota.
Do të dua edhe kur jeta të na rrëzojë,
bashkë çdo plagë dashuria do ta shërojë.
Do të dua në ditët plot me gëzime,
edhe netëve me lot e me mundime.
Do të dua në çdo hap, në çdo udhëtim,
ti je zemra, je ëndrra, për mua je bekim.
Do të dua deri në frymën e fundit,
si rrezja e diellit që zbukuron çdo agim.
Dashuria ime për ty s’njeh mbarim,
në zemrën time gjithmonë je fillim.