“Drashovica”-Gëzim Llojdia


Gëzim Llojdia

1.

Poezia “Drashovica” e Fatos Arapit, e botuar në vëllimin poetik “Shtigje poetike” (1962), zë një vend të veçantë në krijimtarinë e tij kushtuar epopesë së luftës. Poeti hedh fillimisht një vështrim tërësor mbi atmosferën e kohës përmes vargjeve evokuese: “Nata shkon kaluar mbi kurriz të maleve / nata partizane, nata e ngarkuar me klithmë t’alarmeve…”
Më pas, autori vijon me përshkrimin e lëvizjes së trupave naziste dhe tensionit të betejës së Drashovicës. Përmes vargjeve ku trupat gjermane kacavirren nëpër terren, ndërsa skuadrat partizane i presin “si thikë”, Arapi krijon një tablo dinamike dhe dramatike të rezistencës, ku gjeografia e vendit bëhet pjesë e pandashme e vetë dramës historike.
2.
Një përshkrim poetik për fillesën e betejës në Drashovicë ,aty ku ndahet një krahinë aty ky fillon e prek kahmotit,kufiri i kahershëm i Labërisë.
Autori sjell kujtimet e një lufte të përgjakur, që sipas kujtimeve të kohës, vijoi trup me trup dhe ditë e natë, pa ndërprerë. Autori përshkon trupat naziste të cilat mbërthyer me helmetat përmbi vetulla,ku në duart e tyre mbajnë bajonetat me çizme të rënda, thotë autori për ushtarët e Rajhut të tretë ,që vunë nën këmbët e çizmes ,Evropën e tkurrur dhe shkuan më tej.
Në përshkrimin e një beteje të Luftës së dytë Botërore, autori sjell në vëmendje trupat pushtuese të cilat vunën nën zjarr,terror dhe armë botën.Këto armata u ngritën jo befasisht por çmendurisht , në ngritjen në pushtet të Hitlerit. E panjohur për shumicën e njerëzve.
Dhe nga rastësia nuk vjen gjithashtu, universi është në mes të një beteje të hollë të përmasave epike. Pjesa më e madhe e kësaj beteje po luftohet në dimensionin shpirtëror midis forcave të së mirës dhe të keqes.
3.
Po japim një fakt që ka dalë nga studimi shpirtëror për luftërat botërore, botuar në vitin 2006. Në luftën e dytë botërore, magjistarët kryesisht nga rajoni i 3 -të i Xhehennemit, morën pjesë në orkestrimin e Luftës së Dytë Botërore. Hitleri për shembull, gjatë qëndrimit të tij në pushtet u pushtua nga një magjistar nga rajoni i 5 -të Ferrit. Kjo ishte gjithashtu arsyeja për ngritjen e tij dramatike në pushtet. Gjatë gjithë mbretërimit të tij magjistari u shfaq plotësisht.Në vitin 1945 (numri 5) u rrëzuan forcat e keqe,Hitleri u helmua në bunkerin e tij.Një nga të dhënat është se Hitleri pati mbeshtetje qiellore fati pas atentateve dhe paslufta tregojnë se pavarësisht xhelatit një ndihmë i ështl nga pjesa e sipërme.
Këto kolona u thyen edhe në Drashovicën e Vlorës në një nga betejat historike.
Përshkrimi i kollonave naziste ka një bazë reale.Po të shikojmë më poshtë, autori thotë:Me gjak të lirive ,duart kanë ngjyer …Është i qartë kuptimi i këtyre vargjeve të F.Arapit.
Nazistët të frymëzuar nga djalli pushtuan shumë vende ,shkelën dhe copëtuan mjaftë sorvanitete si dhe vranë, masakruan miliona njerëz të pafajshëm.
Në përshkrimin e kësaj poezia të bukur të bie në sy fakti se autori sjell çdo detaj të kësaj beteje luftarake. P.sh:” Tre pushkë-një bombë”, tregonte sinjalin për tu ngritur çetat territoriale të fshatrave .Pas shumë përshkrimeve për kohë sulmin dhe natën tinëzare ,që u ça nga fishekët pjesa më e bukur e kësaj poezie mbetet:
Eh moj Drashovicë/trup më trup përleshën/jo lebër e fricë/kryqëzat e thyer/dhe yjet e kuq/fytas janë mbërthyer…
4.
Nëpër atë hënë të ngrënë, si një riskë hënë dhe një grusht yjesh që kundërshtojnë në qiell, te gryka e Drashovicës kanë nisur sulmet luftarake kundër nazistëve. Është e njohur ashprësia e luftës së Drashovicës, por emocionet dhe ngarkesa që vijnë nga përshkrimi realist i kësaj poezie mbeten të veçanta, sidomos kur autori flet për plumbat që kanë prerë trupat dhe kryqet e thyera. Kjo poezi është përfshirë nga autori edhe në botimet e tij të tjera.
Beteja e Drashovicës përkujtohet çdo mesvjeshte, në shtator, për sakrificën sublime të lebërve kundër trupave naziste, duke u renditur si një ndër betejat më të mëdha të luftës sonë. Në kryqëzim të kësaj gryke është ndërtuar edhe një monument që dëshmon qëndresën në dy epoka kundër pushtuesve: “Drashovicë 1920 – Drashovicë 1943”.
Me këtë poezi, Fatos Arapi solli në letërsi vlerat e spikatura artistike, duke krijuar një vepër që pati jehonë të gjerë dhe u bë e dashur. Për ata që nuk e kanë vizituar kurrë Drashovicën, ajo mbetet e gjallë pikërisht përmes vargjeve të F. Arapit.