Miftar Térshnjaku

Dua lulëzim në vendin tim
Nuk dua lëmoshë, dua punë nga djersa,
nuk dua fjalë që i merr era, i tret vjeshta.
Nuk dua premtime shkruar në letër,
dua drejtësi që ndihet sot e mbetet nesër.
Nuk dua buzëqeshje të rreme në fytyra,
dua ballë hapur t’qëndrojnë,
pa frikë e pa djallëzira.
Nuk dua mashtrim që vret shpresën ngadalë,
dua të vërtetën, sado e rëndë të dalë.
Dua rend në vendin tim, ligj për secilin,
jo mbi të dobëtin e të pafajshmin t’shtrijë dorën katili.
Dua punë për rininë, jo rrugë mërgimi,
që mos të përjetoj kurrë rrënkimin.
Nuk dua të rritemi me turp e të pa vlerë,
dua të rritemi të lirë, n’tokë të Skënderbeut.
Dua shkollë me dije, e jo vetëm me shokë e miq,
por një sistem dua të jetë me rend e ligj.
Dua të kem punë të ndershme,
jo me fjalë boshe e premtime të rrejshme.
Nuk dua të endet askush në botën e huaj,
dua të çëndrojnë në vend identitetin që ta ruajnë.
Dua të punohet aty ku hedhet hapi i parë,
ku e thërret vendi çdo njërin shqiptar.