Vizatim me laps dimri…Agim Pipa 

Agim Pipa 

*Vizatim me laps dimri…
Një trëndafil i kuq,
një karajfil ngjyrë rozë,
xhaketë e bardhë dhe
pallto ngjyrë toke.


Aroma jote
sundon mbrëmjen
unë vizatoj në ajër
gjithë qënien tënde.


Gjymtyrët e dimrit
zbukurar me ngrica;
ti, në vals me trupin
e diellit, që po ikën.


Natë fundviti
me aromë gruaje;
e nesërmja fluturon
mbi gjethe të padukshme.


E nesërmja lind
mbi fytyrën e hënës…
@ag. pipa