
“Dua të lind dhe të rirtem në liri Nënë “
Sa shumë do doja të ritem i lirë,
Sa dëshirë do kisha mos të ishte ndryshe ,
Sa bukur të ishim në vendin Ilirë,
Mos të largoheshim por si dallandyshe!!
Sa do doja të shikoja malet,
Fushat e gjëra plot gjelbërim,
Rininë e bukur që kurr nuk ndalet,
Të ndërtoja “folenë” në vendin tim.
Në rrugët e botës nga do që jemi,
Moj nëna heroinë aty mendjen kemi,
Dashuria shtohet akoma më shumë,
Kur riten femijët dhe nuk “kanë gjumë”..
Fluturo shqiponjë mbi duart krenare,
Nga barku I Nënës ti “foshnjë thërit,”
Të rrojë rinia dhe dhe trojet shqiptarei
Ecë përpara se nuk të del kush prit…
Autore
Adriana Kongjini Bala