Gezim Llojdia


1.
…Janë dy anije kozmike Vojager.Por ato mund ti quajmë pa frikë.
Dy hijet që shpojnë errësirën,fëmijët e tokës në udhë pa kthim,shtegtarët e dritës në detin kozmik ose mesazhi që humbet në univers.Zërat e tokës në rrugë të panjohur, drita që s’ka adresë…
2.
Le ta nisim nga dy udhëtarë të heshtur të njerëzimit, dy anije që u nisën nga Toka dekada më parë.
Voyager 2, i pari që u ngrit në fluturim më 20 gusht 1977, dhe Voyager 1, i cili e ndoqi nga pas më 5 shtator të po atij viti por me një trajektore aq të mprehtë sa e tejkaloi vëllanë e tij të metalit dhe dritës.
…Voyager 1 sot endet në errësirën e pafund të kozmosit, më larg se çdo gjurmë tjetër tokësore që njeriu ka lënë ndonjëherë. Ai mbart në kujtesën e tij pamje të rralla, si “Pika Blu e Zbehtë”, ku Toka shfaqet vetëm si një pikëz drite në detin e errësirës, e brishtë dhe e përkohshme.
…Voyager 2, ndërkohë, ka kaluar mes gjigantëve të gaztë Jupiterit, Saturnit, Uranit e Neptunit duke na dhuruar dritë mbi botët që shihen, por ende nuk kuptohen.
3.
Ku ndodhen tani?Të dy sondat janë zhytur përtej heliosferës, në hapësirën e ftohtë ndërplanetare.Sinjalet e tyre, të dobëta si pëshpërima, ende arrijnë të kthehen drejt nesh, duke kapërcyer një heshtje të thellë që rritet çdo ditë.
Po ku shkojnë?
Ato lëvizin nëpër një hapësirë pa kufij, pa rrugë të shënuara, pa destinacion.
Deri këtu ka mbërritur dija e njeriut.
Dhe pikërisht këtu lind pyetja e madhe: a mund të jetë universi thjesht një mekanizëm i pafund pa një dorë që e mban në ekuilibër?
-A është kaq e pamundur të pranohet se pas rendit të tij të jashtëzakonshëm fshihet, një energji që e kapërcen logjikën tonë, energjia e Krijuesit?
4.
Dhe a e dini çfarë bëri NASA?
Në një kohë kur njerëzimi sapo kishte filluar të zgjasë duart përtej qiellit blu, NASA vendosi të bënte diçka të guximshme: t’i dërgonte universit një letër.
Një letër të bërë jo prej letre, por prej ari.
Një mesazh të mbledhur në një disk 12 inçësh, të ngrohtë e të shndritshëm, që ruante brenda tingujt e planetit tonë rrahjen e zemrës së Tokës.
Kjo letër udhëtoi në bordin e Voyager 1 dhe Voyager 2, dy anije të vogla prej metali që lëshuan veten drejt errësirës së pafundme.
Aty brenda 2 disqe që ishin zëra, muzikë, fëshfërima ere, zhurma oqeanesh dhe imazhe të jetës sonë të brishtë. fFytyra njerëzish, peizazhe, qytete, buzëqeshje, shpresa.
“Disqet e Artë”, siç u quajtën, u bënë një kapsulë kohore që mund të mos takohet kurrë me sy, por që mbart gjithë historinë e një bote që donte të mos harrohej.
5.
Por kujt ia dërguan këtë mesazh?
Dikush mund të pyesë: “A ka kuptim t’i flasim universit si një fëmijë që hedh në një shishe mesazhe në një det?”
A nuk e di vallë krijuesi i gjithësisë, ai që sipas shumë besimeve ndërtoi planetin dhe i dha frymë çdo qenieje, se ku ndodhemi dhe kush jemi?
Pse t’i tregojmë diçka që ai, që ekziston, e di që prej fillimit të kohës se ku jemi si levizm ku levizim cfarë bëjmë etj,etj sepse janë linjat Lei apo linjat e tjera të energjisë?
…Voyagerët vazhdojnë të largohen, të vegjël e të heshtur, duke endur ne hapësirën pa një destinacion të caktuar. Duken si dy udhëtarë që ecin në një rrugë pa harta, duke shpresuar se diku, dikur, dikush do t’u përgjigjet.
Por ao du përgjigjet vërete?
Por ka nga ata që besojnë se qytetërimet e tjera, po të ekzistojnë, nuk dërgojnë sinjale të shpërndara kuturu.
Ata jetojnë në planetët e tyre, të mbyllur brenda botëve të organizuara me ligje, që ne s’i kuptojmë. Madje disa thonë se mund të ketë një qytetërim një milion herë më të zhvilluar se yni, që jeton thellë brenda një planeti të caktuar, pa nevojën fëmijërore për t’i dërguar universit ,letra në shishe.
Në këtë këndvështrim, mesazhi i arit i Voyagerit mund të duket një akt i bukur, por në fund i kotë.
Një kuriozitet njerëzor, një fije shprese e hedhur në galaktikë, që ndoshta nuk do të gjendet kurrë.
.Sepse universi është i madh, i heshtur dhe i panjohur dhe çdo thirrje që i bëjmë mund të humbasë përgjithmonë në errësirë.
E megjithatë, në këtë gjest ka një aromë romantike njerëzore: dëshirën për t’u njohur, për t’u kujtuar, për të thënë
“Ja ku jemi. Ne ekzistojmë.” Dhe ndoshta pikërisht kjo e bën Voyagerin të pavdekshëm jo sepse dikush do të na dëgjojë, por sepse guxuam të flisnim.
…Por ai e di dhe degjon dhe i shikon 2 anijet tona mjerane, që ikin pa kurrfarë destinacioni ,por nuk pergjigjet në gjuhën e shkencës,por në gjuhën e tij,atë të energjisë.Dhe këtë gjuhë varet se kush e kupton…Shkenca jo se ,jo edhe pse u krijua prej tyre.
6.
Shkenca, e lindur në një kënd të vogël të Tokës, shpesh heziton ta njohë këtë forcë.Atë që është krijuesja e saj në të vërtetë.
Sepse kush e krijoi shkencën?
Kush e krijoi tokën dhe planetet dhe gjithësinë?
Vërtetë besoni se e krijoi rastësia?
Po kush e mbanë tokën yjet dhe krejt galaktikat,vërtetë rastësia,kush kujdeset për ato,kush e ripërtërin energjinë cdo 3600 vjet,rastësia?
-Jo ore jo është energjia, që e njohim me emrin Zot, që ka planete që kaë rregulla dhe ligje dhe gjithë galaktikat dhe cdo planet është i lidhur me energji.Dhe fillin dhe fundin e tij e mbanë ai që është një por në numerolgji është dhe miliarda.
…Feja, nga ana tjetër, shpesh mjaftohet me bindje pa shpjegim.
Njëra kërkon të shohë për të besuar dhe tjetra beson pa kërkuar të shohë.Dhe mes tyre qëndron njeriu, në kërkim të së vërtetës.
Por, sipas disa mendimeve të lashta, energjia që mban universin nuk është as e padukshme, as e pakuptueshme ajo është burimi, krijuesja dhe dirigjentja e çdo ylli, planeti e frymëmarrjeje.
Thonë se në universin tonë vetëm tre botë kanë marrë frymë.
Dy prej tyre i njohim: Tokën dhe Marsin. E treta mbetet enigëm. Ditën kur shkenca të guxojë të shkelë atje, do të përballet me një të vërtetë të madhe.
Dhe atëherë mund të kuptojë se udhëtimi që nis në kërkim të universit,nuk është gjithmonë një udhëtim nga i cili mund të kthehesh.
Këto nuk janë mite,as legjenda të harruara në kohë Janë parathënie, të hedhura dikur nga mendje që panë më shumë se sa kishte përpara syve të tyre.
Vijon …
nga libri:” Alienët janë Zoti ynë.