Studim mëvetes i etimologjisë të gjuhës pellazgo-iliro- shqipe-Dr. Selman Mëziu

Dr. Selman Mëziu

            Një libër i lexuar një udhëtim drejt shumimit të dijeve.  Ato janë  tanima të gjedheve të ndryshme, të ndara në grupe të mëdha dhe të vogla sipas trajtesave të tyre.  Kur lexon një studim në fushën e gjuhësisë, jo gramatikë, as sintaks, por mbi lashtësinë e përdorimit   në të shkruar të gjuhës shqipe, do të ‘’mbytesh,, në padituritë tuaja. Prandaj do të kapësh lapsin e do të fillosh vizimet e tjera shenja për t’i shquar ato që, diçka të mbetet në kujtesë.

     Sapo lexova me shumë kujdes  studimin historikë e gjuhësor të studiuesit Aleksandër Hsanas, ‘’Historia e fshehur e botës antike shqiptare – Ylliada,, botuar nga shtypshkronja Blendi, Prishtinë më 30 janar 2025. Faqe pas faqeje  duken përpjekjet e kujdeshme, të vullnetshme të autorit në fushën e etimologjisë dhe studimeve mbi fillesat e të shkruarit e folurit të gjuhës shqipe lidhur ngushtësisht me historinë shumë të lashtë të  botës Pellazgo – Ilire.

    Studiuesi Hasanas që nga viti 2007 punon i pavarur dhe me këmbëngulje në fushën e etimologjisë së gjuhës shqipe me një metode krejtësisht mëvetehtëse. Në fushën e lashtësisë të gjuhës shqipe kanë shkruarmjaft gjuhtar e historian të nxitur e frymëzuar nga të fshehtat e saja në mjegullnajat e shekujve. Dhe ja vetëm një shembull:‘’Gjuha shqipe m’u bë, pra, udhëheqësi, ndriçonjësi, çelësi për të shkuar në lashtësinë e largët të shqiptarëve (albanëve) dhe për të krijuar lidhjet e tyre me atë popull aq të vyer, me pelazgët.,, shkruante që në vitin 1965 Spiro N. Konda.

     Edhe në librin e fundit studiuesi Hasanas në kërkimet e tije me vullnet, kambëngulje  krijon, gjen me kujde lidhjet e pa numërta  të gjuhës pellazgo – ilire – shqipe dhe dialkteve gegërishte e toskerisht  duke i  krahasua me fjalë të gjuhës frigje, etruske, latine, etj.

    Në studimet e tija, sigurisht edhe në punimin histroriko – gjuhësore të fundit ai gjithmonë është materialist, i prekshëm, i kuptueshëm, duke përdorur gjetjet arkeologjike të monedhave, vulave, shkrimeve në qeramikë, mozaikëve, etj. Gjithashtu mbështetur në autor të shumtë, duke bërë ndërthurjen e tyre dhe krahsimet për të dalun me përfundime të besueshme.

     Të fillojm me shembuj konkret. Nëpërmjet gojdhënave shumë të lashta, ai shkruan mbi ‘’Herkulidet ‘’Yllos,, (f. 9) duke  shkruar se ‘’lumi u bë me emrin Yllos,,  dhe me që ‘’banonin pranë këtij lumi  thërrisnin edhe femijën e tyre Ylli (Paus1.35.8).,, (f. 10) më pas autori  na çon te Karianët, pastaj te Frigjët dhe së fundi studiuesi Hasanas shkruan:’’Homeri veprën e tij e quan Ylliada; Iliada (y-=i),, (f. 12)

      Mirëpo autori nuk ndalet, ai vazhdon arsyetimet e tija mbi faktet të tjera historike duke i trajtuar në ‘’Vdekja e Herkulit dhe martesa e Yllit.,, (f.13)  vazhdon me ‘’Ylli vret Euristeun,, (f. 15) ‘’Yllus sipas mitologjisë antike,, (f. 20);  ‘’Kadmi dhe biri i tij Ylli,, (f. 27)  Për të arritur në përfundime sa më afër së vërtetës, studiuesit i duhet të shfletoi e studjoj mjaft autor të ndryshëm si Dhimitër Pilikën, Herodotin, Homerin, Euripidin, Eskilin, Sofokliun, Albert Schachter, ML West, Jason Colavito, Frederick M. Ahl., Henry Hall, mbi jetën e Kadmit, si princ dhe  hipotezat e prejardhjes Fenikase, Mikene, Kreteze.  Ndërsa në mitologjinë antike shkruhet se ‘’Emri i gadishullit të Ilirisë, rrjedh etimiologjikisht nga Ylli, i biri i Kadmit dhe Harmonisë, i cili përfundimisht sundoi ilirinë dhe u bë paraardhësi me të njëjtin emër i ilirëve.,, (f. 28) Tanima kuptohet se çfarë pune e madhe kërkuese, shfletuese, krahasuese e aryetimesh logjike i janë dashur autorit për t’iu afruar të vërtetës mbi Kadmin.

       Në vazhdim  studiuesi Hasanas e ndjek Yllin  te ‘’Qyteti i lashtë Hyllarima,, me nëntitull ‘’Alfabeti i quajtur ‘’Hyllarima,,  shek. 8 p.e.s. (f. 77)  Autori na shkruan edhe për vendndodhjen. Lexojm: ‘’Vendi i saj ndodhet afër Meselve në Turqinë e sotme Aziatike.,, (f. 77)  Në mbishkrimin e gjetura shkruhet: ’’Çmo imzot Yllarimin,, (f.80)  Ndërsa shkruan për një tjetër qytet me emrin Ylli në Kretë. Biles në dialektin Attik: ‘’…fjala Yll merr kuptimin edhe të drurit..,, (f. 84) E të tjera përfundime mjaft kureshtëndjellëse e të bindshme për lashtësinë e gjuhës shqipe.

               Një vend të rëndësishëm zënë në liber edhe studimi mbi ‘’Druopë = Etimologji,, (f. 87- 91)  Vërtet është kutreshtëndjellëse kur zbulon etimologjinë e fjalës ‘’Academy,, (f. 92) ku  duke analizuar disa monedha maqedonase, shkruajtur ‘’Amaltheia,,  dhe nisur nga fjala ‘’dhi,, e marrun për bazë autorin Hesychius,  rëndësinë e shkronjës ‘’A,,  dhe foljen ‘’Ashtë,, Dhe ja përfundimi ‘’ Akademia e parë përreth mureve te Akropolit me te njëjtin emër ‘’Cadmia,, quajtur po kështu vendi i shkollës filozofike të Platonit, të themeluar  rreth vitit 85 p.e.s.  . Si dhe e para akademi ngrihet në Voskopojë, të Korçës së sotme në vitin 1750 u quajt: Akademia e Re.,, ( f. 98)

             Studiuesi i lashtësisë të gjuhës shqipe Aleksandër Hasanas hedh dritë njohje edhe të një degëzimi  tjetër i pellazgëve siç janë etruskët.  Ai e fillon me titullin e pjesës së pare ‘’Sythina etruske- Etimologjia,, (f. 99)  Ai gjen disa fjalë të përbashkëta në mes gjuhës shqipe dhe etruske, si ‘’Sute Mali,, (f.103) ‘’rreth i zanë; unazë,, (f. 103), ‘’Sutak m. Krahinë,, (f. 102) Në vazhdim lexojm studimin ‘’Pasqyrat etruske flasin shqip,, (f.104) Duke u mbështetur në gjetjet  arkeologjike të  kohës së Etruskëve  studiuesi  arrin në përfundimin:’’…germa ‘’V,, lexohet dhe ka vleren e germës ‘’U,, …në gjithë   tekstin e mësipërm, në të dy pasqyrat etruske…mjafton t’i lexojm ato në mënyrë korrekte germë pas germe….nuk mund t’i shmangesh dot të vërtetës, aty germëzohet, shkruhet e lexohet shqip dhe vetëm shqip.,, (f.116)  

    Studiuesi Hasanas  bazohet në shkrime shumë të lashta, të gjetura si ai i Lezhës që i përket kohës Romake. Dhe ja si i shtron pyetjet studiuesi: Në këtë reliev kemi te bëjmë me nje hyjni lindore te Hënës, e quajtur ‘’Hën=Mën.,, (f.126)   Pasi citon Herodotin dhe debaton me fjalë të ndryshme në gjuhën Frigje dhe shqipe mbi të gjitha me dialektin Gegërisht,  ai  shkruan ‘’I përmendëm të gjitha këto për të vrejtur se emërtimet e mësipërme kanë për rrënjë dhe burojn prej fjalës shqipe të dialektit gegeë: Ana=Hana; Hëna në toskërisht,, (f.130)

      Autori i librit ‘’Historia e fshehur e botës antike shqiptare YLLIADA,,  Aleksandër Hasanas  vazhdon të kambënguli se ‘’Gjuha e lashtë Frigje është pararendësja e gjuhës shqipe.,,(f.132)  duke dhënë disa argumenta  e studiuar me kujdes fjalen frigje ‘’Keneman = Brima, vrima,  qeli, varr (gërryerje, kruarje, shkruarje, mbishkrim),, (f.132) Duke marre si shembuj fjalët Qell-qiell (f. 134)  Qe=bosh – qese (135) Qemer Mur +qe: ku Qe = hapsirë boshe rrethora.,, (f. 1359  dhe së fundi ‘’…Qielli  ‘’qiellza,,  qeliza është një fjalë shqipe dhe jo greke, siç deklarohet nga studiuesit Albanologë etj.,, (f.136)  Sa ma shumë të lexosh, sa ma shumë të kuptosh nga studimi i të sipërshkruarit aq më shumë bindesh për  marrëzitë greke mbi shkrimin, fjalët e tyre me rrënjë e prejardhje shqipe. E kjo meritë e studiuaesit Hasanas është arritur me punë kambëngulëse e plotë durim, zgjuarsi e leximin e qindra librave, relieveve, monedhave duke i krahasuar me dialektin gegë ose toskë.

     Nuk mund të ndalesh së lexuari këtë libër mbi gjuhën pellazge plazmuar me historinë, me shkrime të vjetra, gjetur nga zbulimet arkeologjike të  më se  një shekulli në kontinetin Europian dhe Azi.  Dhe përsëri befasohesh, të duket e pa mundur, por një lexim i kujdesshëm  i vëmndëshem, të dërgon te e vërteta historike që shekujt na e kishin nxirë për të mos e parë e kuptuar kurrë. Dhe ja:’’Monedha Ilire- Monedhe e lashte 2300 vjeçare ‘’Iliro Paone shkruar në shqip.,, (f. 138)   Te fotografitë e dy monedhave shikohet qarte se  poshtë tyre shkruhet: ‘’Mbretërit e Paeonisë. Audoleon. Rreth 315-286 para krishtit.,, (f. 138)  Nuk po zgjatemi, por leximi i studimit të mësipërm të ngre në mendje statujën e bindjes  dhe shtatoren e mirënjohjes për këtë studiues që thellohet e zbulon të vërteta historike  mbi lashtësinë mijëra vjeçare të gjuhës shqipe.

        Do të ndalemi ne disa tituj që kanë randësi për t’u studiuar kuptuar dhe përdorur në studimet mbi lashtësinë e   gjuhës pellezgo – ilire gjetur në monedha. Dhe ja disa prej tyre: ‘’Askelës- etimologji,, (f.151) mbishkrim i gjetur ‘’…në një varr prehistorik në Caunty Meath në Irlandë.,,  daton’’…3200 vjet p.es.,, (f. 151) Dhe studiuesi arrin t’a lexoi nëpërmjet gjuhës shqipe   e fillon me fjalën skelet, shkelës, shkel, shkëlqej etj. Dhe ja si i hedh poshtë shpjegimin nëpërmjet gjuhës greke’’Në rastë se i referohemi gjuhës greke dhe asaj të ashtu quajtur e lashtë, fjala ASKELËS ka kuptimin e saj pa këmbë ne greqisht. Dhe këtu mbetemi pa fjalë sepse ky simbol i gjendur në monedha dhe plotë artifakte të tjera jo vetëm është me këmbë, por edhe me shumë këmbë.,, (f. 153)

          Po bëjmë një ndalesë te trajtesa ‘’Monedhe e lashtë ‘’Kume,, shkruar shqip,, (f.163) ku studiuesi Hasanas i kushton plotë tre faqe. Ai e shpjegon fjalën ‘’Kum,, me një lloji toke. Këto  janë tokat lymore që depozitohen nga vërshimet lumenjve. Edhe në Dibër të poshtëme, në fshatrat buzë Drinit të Zi quhen ‘’toka Kume,, ‘’tokë shume pjellore.,,  Autori  vazhdon ta pasuroi me kuptime të tjera ne gjuhën shqipe duke rritur bindjen te lexuesi. Në të mjëjtën linjë ka arsyetuar mbi fjalën ‘’Kum,,  Aref Mati (Mathieu) te libri i tij ‘’Mikenët = Pellazgët,, f. 141-144. Plejad. Tiranë 2008.

          Autori vazhdom me shkrimet  e lashta në disa mozaik dhe monedha duke perfunduar me ‘’Monedhë e lashtë e shekullit të 6 p.e.s. Kallias – Etimologji.,,  Dhe ja po japim vetëm përfundimin pas shumë shembujsh, debatesh historike, me fakte  dhe ja:’’ Pra është kjo monedhë e lashtë e shekullit të gjashtë para Krishtit e cila shkruan  dhe flet shqip mbi historinë, gjuhën e lashtë shqipe.,,   Dhe autori vazhdon: ‘’Faleminderit’’Kalorësi i Kimeas,, qe ke lenë për ne këtë dokument të artë e të qartë për pasardhësit e tu me origjinë pellazgo – iliro – shqiptare.,, (f. 279)

        Ndihesh krenar sapo mbaron së lexuari, studiuari e kuptuari  librin  me studime të shkurtëra, por që kanë të njëjtin bosht të mbështure në fakte e dëshmi arkeologjike etj. Dhe do të arrish në një përfundim:’’Nuk jam unë që flas në këtë studim, por janë faktet e pakundërshtueshme, është gjuha shqipe e cila me shkathtësi e vërtetësi të madhe  zgjidh problemet… do të shkruante 63 vjetë të shkuara studiuesi i parë shqiptar i botës pellazge Spiro N. Konda në Konferencën e parë të Studimeve Albanologjike (15-21nendor 1962).