E fortë dhe e brishtë-Dhurata Ndoni-Cela

Dhurata Ndoni-Cela

E FORTË DHE E BRISHTË

Letrat e mia unë i shkruaj vetë,
i zhubravis, i gris,
përsëri i nis .
Mendimet,
pulëbardhë me diellin në krahë.

Nuk e di,
në jam qiell a det !

Etjen në det e shuaj.
Deti s’më njeh.
Më kthen mbrapsht.
Më mëson kufijtë.
Unë pi ujin e kripur.
Kthehem në shi.
Zbres në tokë plot ëndrra.
E fortë dhe e brishtë.
Në zemër mbaj dritë.