Liljana Furrxhiu

E MBETURA NE KLASE
Ngele në klasë, moj zemra ime!
Në vendnumëro, provimet s’i merrë.
Lexon por s’nxë, mbi tjegulla vritesh,
kalojnë semestrat e ti fletore s’nxjerrë.
Lëndët teorike i mëson përmendësh,
librin e ndienjave e ke bërë çafterrë,
në orën e filozifisë, të merr era mëndjen,
kërkon një cope fletë e poezi fatit i tjerë.
Në orën e psikologjisë nis e sodit pemët,
u qesh në heshtje e zogjëve u mërmërit.
Frojdin e ke qejf. por i shtrëngon dhëmbët,
sa herë thëniet e tij të pickojnë në shpirt.
Ngele në klasë, moj zemra ime!
Vitet fluturojnë, ti s’ecën me të tjerë.
Të zënë myk leksionet mbi rafte mendimesh,
i kalon fluturimthi, i flak cepave si ferre.
S’e ngre njëherë dorën të thuash se ç’bluan,
ndienjave u hakërrohesh i fsheh nën lëkurë.
Unin bën roje, të mos kenë dëshirat dalje,
të mos kërkojnë dritare, port apo urë.
Në bankat e llogjikës ulesh e bën zhurmë,
mësuesi “Vetkontroll” nuk ka fuqi mbi ty.
Ngre zërin së koti, të thotë” Ulu- 4-ër!”
Po ti s’do t’ia dish, fantazia të mban me hatër.
Vonon të zgjohesh e mungesa bën përherë ,
drejtori ” durim” dorëzon armët e heq dorë.
Dipllomën e maturisë s’e di në do e marrësh,
edhe po e more do e flakësh në oborrë.
Ngele në klasë, moj zemra ime naive!
Ke frike të rritesh ndaj nëpër vargje fshihesh?!