Qemal Zyfi

Edhe një herë për Tunelin e Porto Palermos.
Këto ditë Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Teritorit në bashkëpunim me Min. e Turizmit dhe atë të Mbrojtjes dhe Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake hapën Konkursin.
“”Koncept Ide për transformimin e bazës ushtarake të Porto Palermos në një Infrastkukurë të re per TURIZEM””.
Ne bashkëbisedim inxhinjere dhe ushtarakë që kemi punuar per ndërtimin e kësaj Baze shpesh jemi shprehur për mundësin e përdorimit të saj për funksionin që u ndërtua.
Meqënse kushtet kanë ndryshuar dhe perfeksionimi i armatimit në rastin e luftës së ftohte ka avancuar shumë kush nuk e gjykon këte mundësi.
Atëhere shteti Shqiptar arin në përfundimin për ta këthyer në qëndër muzeale.Në aspektin ideollogjik drej e ka menduar,duke i treguar popullit si dhe të huajve politikën e gabuar per kohën.
Nga ana ekonomike.
Mendoj se nje TEST per sasinë e grumbullimin e të ardhurave është Kalaja e Ali Pashës,ngjitur me bazën Detare. Mendoj se janë shumë te vogla në lidhje me Investimin që kërkon baza për tu bërë MUZEALE.
Shtroj Pyetjen:
A ka mundësira dhe forma ekonomike më të leverdishme per shtetin?
Cdo njeri speciaist ka mendimin e tij që duhet repektuar ndaj edhe une SOT bëj një PROPOZIM.
TUNELI I PORTO PALERMOS mund te këthehet me Leverdishmeri të larte Ekonomike në nje DATACENTER.
Eshtë koha e prodhimit të IA. Shqipëria i ka mundësite sepse ka mundësi te prodhimit te Enegjisë me Diell,me Erë,dhe me Ujë.
(datacenterat konsumojnë sasi të madhe energjie)
Ne Bazen e Porto Palermos,Energjia si elementi bazë mund te prodhohet reth 100 Megavat me “Eolik” duke vendosur ne rafshaltën e tunelit pilonat gjenerator.
Ne bazen e Palermos mund te prodhohet edhe 100 mega vat nëpërmjet “fotovoltaikëve” të vendosur në anën perëndimore të Gadishullit ( nën të cilin është ndërtuar tuneli).
Në afërsi te Bazës detare ,ne Himarë kalon Linja e Tensionit te lartë Vlore_ Sarandë që sot funksionon vetem me nje Qark 110 kilovolt.Ka një qark të lire i cili sipas kapacitetit qe mbart mund te futë në Tunel reth 100 megavat.
Përparsite e tjera.
Datacenterat kërkojne vënde dhe objekte të ftohta.Tuneli është i aftë me se miri se i ploteson keto kërkesa.
Nëse kalohet në datacentera Nën ujore ( thellesia e ujit ne tunel varion 9 deri ne 14 metra) gjithcka është gati.Sasia më e madhe e energjise harxhohet per Ftohje te serverave.
Tuneli në gjëndjen që është luan rolin e një Frigoriferi natyral.
Ky model tashme ështe i realizuar ne praktikë me NATICK I MIKROSOFTIT.
Te gjitha pretendimet se kemi ujë të Kripur apo lagështi të madhe jane ploteisht te kapërcyshme.
Detajet specifike të ndërtimit të kontenjereve,mbushja me gaz,lidhja me sistemin janë probleme teknike që koha sot i ka zgjidhur.
Vetëm një leje e dhënë deri tani nga Qeveria për ndërtimin e parë të Datacenter në Valias ( fuqi të instaluar 38 megavat) ka kushte më të disfavorshme se ajo e Bazës së Palermos.