Në lojën egzocentrike të mashtrimit
Ëngjëjt bien pre
Dhe zgjatet lutja e tyre përtej diejsh
Të mos shkatërrohen më edhe të tjerë.
Valbona Kolaveri
QARKOJ PAK MALL
Mes lutjesh për hënën e xhindosur
Dhe ëngjëjt e mi
Një llambë mbaj në duar,
Dhe vetes i betohem
Në diejt e pashkelur
Do të jem mirë,
E s’do të më mundë asnjë boshësi,
Sdo të më tundojë më ndër kthina të errëta
Asnjë mendim ,
A hije që më zbeh fytyrës së zbardhur vetmisë
Hijeshuar vetes vendos të qarkoj pak mall,
Rrezesh të përkora dashurish
Shumë puthje e ngazëllim.
Valbona Kolaveri
