FESTA E FLAMURIT !
Vlora jonë Vlora lule,
E qëndisur porsi nuse,
Vlora jonë të ndrin nuri,
Flamurin me shkabën dykrenare,
E qëndisi Marigoja,
Me duart e saja të arta,
Të gjithë krenohemi, dhe e mbajmë lartë !
Në Vlorën tonë historike,
Vajtën nga ç’do anë burrat trima të rrallë.
Kush me këmbë, e kush me kalë,
Isa Buletini me Ismail Qemalë !
Ngritën Flamurin kuq e zi,
Që me gjak është larë,
Flamurin tonë të shënjtë,
Që e gëzon gjithë Shqipëria !
Gëzuar festa e Flamurit,
28 Nëntor 1912,
Gëzuar 112 vjetori,
Shpallja e Pavarësisë !
Autori: @ Afroviti Kruti.
