Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Festival Kombetar Poezie-Ymer Hysa

Festival Kombetar Poezie-Ymer Hysa

FESTIVAL KOMBETAR POEZIE

-Qyteti i Burrelit sot kryeqendër e kulturës-

Ymer Hysa-Poet, Gazetar.

27 shtator 2025 në qytetin e Burreli, në vendlindjen e poetit Pjetër Budi, nën kujdesin e poetit Hamdi Hysuka, u mbajt Festivali i 9-të kombëtar i poezisë “Muza poetike budiane” Mat, duke e shndërruar këtë qytet në kryeqytet të kulturës.

Aktiviteti nisi që në orët e para të mëngjesit, ku poetët e ardhur nga rrethet e vendit, trojet kombëtare dhe diaspora, përmes telefonatave ftuan njëri-tjetrin për të pirë kafe së bashku te Bar “Il Gusto”.

Nga aty nisi festivali, pasi poetët përshkuan së bashku qendrën e qytetit për te busti i poetit kombëtar Pjetër Budi, pranë të cilit u vendosën kurora dhe u bënë fotografi.

Përmes njohjesh të reja dhe bisedave të lira, poetët nga këtu vijuan drejt Pallatit të Kulturës së qytetit ku u zhvillua festivali i poezisë.

Të pranishëm në festival dhe konkurim poezie ishin poetë dhe poete nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora, të cilët u paraqiten denjësisht me poezitë e tyre para një jurie profesioniste të përbërë nga Bajram Cenameti poet, Ermira Ruka poete e pedagoge dhe Elona Basha, mësuese dhe poete.

Pas Himnit Kombëtar, moderatori i festivalit, poeti Fatmir Neli, ia dha fjalën kryetarit të Klubit letrar “Pjetër Budi” Mat poetit Hamdi Hysuka, i cili përzemërsisht falenderoi dhe ju uroi mirëseardhjen poetëve të pranishëm si dhe miqëve të ftuar nga klubet dhe rrethet letrare të ndryshme, kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prof. dr. Shyqyri Galica, kryetarin e Shtëpisë së Shkrimtarëve të Durresit, poetin Agim Bajrami, kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve “Petro Marko” të Vlorës, poetin Myrteza Mara, kryetaren e Bashkimit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Zëri i mërgimtarit”me qendër në Novara të Italisë, poeten Trandafile Molla etj. Njëherësh ai falenderoi për mbështetjen dhe praninë e tyre në këtë festival të deputetin e Qarkut Dibër, z Agron Mala, kryetaren e Bashkisë Klos, znj. Valbona Kola, nënprefektin Hasan Pasha etj.

-Në këtë festival poezie marrin pjesë 50 poetë konkurues, -u shpreh në fjalën e saj zv. kryetarja e Klubit, Lindita Doda.

Në pjesën e parë të festivalit u bë promovimi i tre librave të rinj: “Mjeshtri i eshtrave metalike” i autores Lindita Doda, “Lulkuqet e globit” antologji e BShASh “Zëri i mërgimtarit” dhe “Këtu lindin Dashuritë” i autorit vlonjat, Shon Malaj.

Pjesa e dytë e festivalit vazhdoi me leximin dhe interpretimin e poezive nga poetët e pranishëm dhe pas analizës letrare të poezive konkuruese juria bëri vlerësimet me këto çmime:

-Çmimi “Pjetër Budi” për poetin Fatmir Neli

-Çmimi “Hamit Alia” poetes Arbnesha Kelmendi

-“Çmimi i poetëve” për poetin Ymer Hysa

-Çmimi i parë shkoi për poeten dhe kritiken letrare, Emrije Krosi

-Çmime të dyta poetëve Rafaelo Rakaluzo dhe Setki Jashari

-Çmime të treta poetëve Shefqet Merra, Luftar Pepmarku dhe Mynyr Hoxha.

-Çmimi “Zëri i ri poetik” poetit Shon Malaj

-Çmimi i karrierës poetit Fatmir Gjestila

E veçantë e kësaj ore poetike ishte pjesmarrja e poetit italian Rafaelo Rakaluzo i cili i dha festivalit ngjyra ndërkombëtare.

Si kurdoherë për poetët sofra matjane u shtrua bujarisht. Kjo ngjarje artistike nuk kaloi pa u fiksuar me fotografi mes miqve poetë për t’u ruajtur si një kujtim i bukur e mbreslënës.