Fjalë të urta për Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it-Albert Zholi



Idealet nuk plaken kurrë; ato jetojnë në zemrat e veteranëve dhe pasardhësve të LANÇ-it.
Kush punon vullnetarisht për atdheun, lë gjurmë që nuk i fshin koha.
Dashuria për kombin nuk matet me fjalë, por me sakrifica dhe përkushtim.
Ata që kujtojnë heronjtë dhe dëshmorët, mbajnë të gjallë ndërgjegjen kombëtare.
Kombi që nderon të kaluarën, ndërton me siguri të ardhmen.
Njeriu idealist nuk jeton vetëm për veten, por për brezat që do të vijnë.
Të ruash kujtesën historike është një akt i lartë patriotizmi.
Atdheu ka nevojë për njerëz që japin, jo vetëm për njerëz që kërkojnë.
Vullnetarizmi është pasuria më e madhe e shpirtit atdhetar.
Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it është një shkollë e patriotizmit, e kujtesës dhe e sakrificës.
Ata që përkujtojnë datat dhe ngjarjet historike, mbajnë ndezur flakën e lirisë.
Heronjtë bien në luftë, por idealet e tyre jetojnë në veprën e pasardhësve.
Të frymosh me hallet e atdheut është misioni më fisnik i një patrioti.
Kombi forcohet kur bijtë e tij ruajnë historinë dhe nderojnë sakrificën.
Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it është zëri i kujtesës, i idealit dhe i përgjegjësisë kombëtare.