Marigona Kelmendi
Fluturim

Ta dish se udhë mora
Pa dashur të qahem
Guri mbeti gur
Sa shiu u bë vërshimë.
Kot se shtratit do t’i kthehet
Lumi i kujtimeve
Guri mbeti gur të thashë
E syrin hala e ngacmonte.
Gur-gur toka u shtrua
Në pritje të falë butësi
Gur i tëri muri në mes
Gur u bëre ti.
Gur u bëra dhe unë
A thua ky gur ishte burrë
Në mos qofsha unë
Burrnesha jote.
MarKel