REFLEKSIONE DHE MENDIME NGA LEXIMI I LIBRIT “ VENDLINDJA-GJERDAN FLORIRI “ I SKËNDER KORKUTIT=
Nga Gëzim Mero BEGA

Ditët e fundit ka parë dritën e botimit dhe ka rendur drejt duarve të lexuesit libri “Vendlindja-gjerdan floriri” i autorit golës Skënder Korkuti. Ky botim , i rradhës së këtij autori, u shtohet botimeve të dala nga majëpena e artë e penës krijuese të muzës golëmase me botime dhe autorë të shumtë. Rrallë gjen kaq botime dhe autorë të shumtë nga një fashat me botime të gjinive të ndryshme , por ku sundojnë me epërsi absolute ato me esencë dhe subjekt humori. Edhe një poezi lirike dhe epike, edhe një baladë, edhe një histori, edhe një ngjarje, edhe një betejë trimërore deri në heroizëm, edhe një sukses në punë, edhe një marrdhënie dashurore, edhe një lidhje krushqie, e gjithë marrdhënia jetësore në sintaksën e tyre kanë Humorin, dhimbjen, krenarinë, autoritetin, personalitetin dhe kënaqësinë, por mbi të gjitha kanë si bashkëshoqërues humorin e hollë e të spikatur, tipik golëmas ku nuk mungon as ironia dhe sarkazma në herëshmërinë e rasteve, por me doza të kursyera me peshore farmaceutike.

“Njëri hidh e tjetri prit” , kjo është marrdhënia e tyre e komunikimit jetësor e njerëzor në Golëm të Kurveleshit, aty “…ku e gjen të mirën sheshit…”. Aty ku orët e lira apo gjatë punës, aty nën hijen e rrapit, në tryezat e kafeneve apo ato familjare, bisedat e tyre u ngjasojnë një varieteje të vetvetishme e të natyrshme humori e shpesh edhe trishtimi e dhimbjeje, shoqëruar me buzëqeshje e pika loti. Çdo person është një arkiv, bart një histori, është një personazh, është një autor dhe aktor i këtyre grimcave humoristike dhe dhimbjeje, janë një antologji e tyre më vete. Ndaj nga ky fshat ka kaq shumë botime dhe autorë cilësor në të gjitha gjinitë, por që mbisundon humori si traditë e pythyeshme dhe palëkundur në pakthyshmërinë e sajë. Çdo fjalë e çdo bisede të këtyre banorëve është një pamflet, një epitaf që tallet me të keqen dhe sfidon vdekjen, sepse ata janë njerëz që duan jetën dhe përbuzin vdekjen dhe të keqen si të pafuqishme për t’i munduar. Nuk i mundin dot se ata kanë armën më të fortë që i nxjerrfitimtarë, kanë HUMORIN që u gjallon jetën, kanë pikën e lotit në sy që u pastron shpirtin dhe ua bën jetën qelibar. I tillë është edhe botimi i fundit i Skënder Korkutit, tanimë autor i tetë vëllimeve të botuara deri tani, “Vendlindja-gjerdan floriri”. Këto botime nuk janë as maja e ajsbergut të historisë , traditave, zakoneve dhe jetës së banorëve të këtij fshati brilant e të përmendur plot lavdi në përdorimin e fjalës së urtë, të mençur e plotë humor, deri sa rrëfenjat dhe historitë e tyre kanë thyer dhe kapërcyer kufijtë e legjendës dhe udhëtojnë në orbitën e panteonit humoristik, në Shqipëri po se po, por edhe në vende të ndryshme të botës ku shpërndajnë dhe ndjehet rezonanca e tyre e humorit dhe historive heroike e plot dhimbje me njerëz luftëtarë e shkencëtarë me emëra të dëgjuar…
Humori është jetë, ta bën jetën të qeshur e të lumturon, loti buron nga dhimbja e shpirtit dhe t’a pastron atë. Ndaj këta njerëz janë të qeshur e të gjallëruar, të shëndoshë e të gëzuar. Për më tepër të bashkuar me plotë adrenalinë gjallërie. Është kjo adrenalinë që është ndoshta i vetmi fshat në Shqipëri që gjatë diktaturës komuniste nuk e zhvilloi luftën e klasave në ato dimensione dhe përmasa sa në fshatrat e tjera. Jo se nuk u helmatis vende-vende nga pesticidet helmuese të kohës që sprkasnin jetën pa pushim, por jo me aq efekt veprues, me ndikim të vogël në jetën e përditshëme të banorëve. Këtë e tregon më së miri edhe fakti që sot në qendër të fshatit është ndërtuar një lapidar i përbashkët me emrat e dëshmorëve të LANÇ-it dhe atyre nacionalist, ku në vetvete përsëri përbën dhe përcjell mesazhe humori të hollë filozofik e historik duke mbajtur përsipër devizën: “ Pse luftove a derëzi / As për mua e as për ty/ Po për gjithë Shqipëri…/”.
Lapidari i ri nuk i bën karshillëk lapidarit të vjetër, ai ndonse i vogël bart në vetvete vlerë të madhe historike dhe muzeale, do t’flasë e tregojë brezave me gjuhën e heshtjes historinë e tija si pjesë e historisë së plotë të këtij fshati.. Lufta i ndau politikisht, por koha i bashkoi përsëri idealisht. Kombi, atdheu, Shqipëria ëahtë një dhe e shqiptarve, e atyre që e duan atë, ashtu si dhe i huaji mbetet një, me një fytyrë dhe me një qëllim i çfarëdo kombi tjetër qoftë dhe mbetet përherë i huaj. Yti mbetet yti dhe gjaku nuk bëhet ujë dhe po u bë nuk pihet. Ndaj humori si vyrtit dhe dhimbja si ndjenjë kanë lindur si një mjet mbrojtës jetësor, një armë e fuqishme vetmbrojtëse e personalitetit dhe dinjitetit. Në sa më kushte të vështira izoluese të jetosh, aq më esenciale, të holla fshikulluese, shigjetuese e pikante, ngjizen humori, dhimbja, buzëqeshja dhe trishtimi. Kritika ndaj asajë që s’duhet kritikuar se preken tentakulat e “oktapodit –pushtet”, e asaj fjale që s’duhet thënë publikisht se e pëson keq sepse ajo është “mollëe ndalume2 në mbrojtje të interesit të hierrakisë pushtetare. Por , pavarsisht nga kjo, një ndërgjegje e pastër, e përgjegjëshme dhe e dashuruar pas një jete të pastër e të shëndetëshme, nuk mund të hesht e të rrijë dot pa e thënur. Dhe gjen mjetin më të përshtatshëm për t’u shprehur deri në denoncim publik; gjen humorin si edhe për t’ shpëtuar ndëshkimit të “ Shpatës së Damokleut”, kësaj kanibaleje të diktaturave e cila nuk jeton dot pa gjak dhe koka të prera të njerëzve të pafajshëm. Po jo vetëm diktatura komuniste ka problematikat e sajë.
Në çdo etapë jetësore ka negativitet të elektzizuar në trupin e njeriut. Dhe që të goditet, në mos në eleminim, në minimizim ky elektro-negativitet, është gjetur si medikament shëronjës humori dhe loti. Sepse të dy janë si deti me valë që dallga e tijë të gjitha mbeturinat i nxjerr në breg duke ruajtur të pastërta ujërat e tij nga pisllëqet që bien, me apo pa dashje, në sipërfaqen e ujërave të tij. E lexon librin dhe në çdo shkronjë, fjalë e rresht, trupin t’a përshkon një drithërimë emocionale si fëshfërimë gjethore e një pyllnaje lisore të freskët pranverore me lastarë të saposhpërthyer. Buzëqeshja dhe trishtimi s’të shqiten nga buze , syri e mendimi. Ato fluturojnë qiejve të kaltër të fantazisë duke u shkëputur nga toka e realitetit për t’u ndalur të shlodhen në folenë e meditimit deri në vrarëmmendje dhe vrarëndërgjegje. Ndjen si shpërthen vrullshëm si vorbulla lumenjsh ujëplotë ndjesia dhe tërësitë e tyre. Vetja të duket se je ushtar i një fushëbeteje të ashpër luftarake ku nuk i dihet fundi i sajë si kohëzgjatje dhe rezultati me humbës e fitimtarë apo me flamur të bardhë dhe je në ngërç se ti si do të dalësh nga kjo betejë? Do të jeshë vërtetë fitimtarë? Pikërisht për këtë, libri “Vendlindja-gjerdan floriri” i Skënder Korkutit, kërkon vëmendje të madhe dhe përqëndrim, pse jo edhe rilexim, përqëndrim korrekt në lexim që truri dhe shpirti yt të kthehen në lakmus e të thithë çdo pikë e pikës së ujit të kësajë gote me plot margaritarë jete., të thithë gjithë vlerat e humorit dhe dhimbjes që derdhen e vijnë bujarisht e me dashamirësi e plotë dashuri në këtë libër modest në volum, por brilant në subjekt e mjaft cilësor në boshtin e tjerrjes së ngjarjeve e rrëfimit, pa folur e ndalur në vlerat gjhësore, letrare, historike e gjeografike, filozofike e sociale, ekonomiko-politike, transformuese e tranzicionale, qasjen dhe naracionin. Ato janë të shumta e të pakrahasueshme, janë universale, ndoshta ky i jep vlerë të madhe në një vëllim kaq të vogël si volum faqesh. Por autori i këtyre rradhëve nuk ka për qëllim në këtë shkrim të nxjerrij në pah këto vlera, pasi ato do t’ua lerë në dorë lexuesve t’i gjejnë e zbulojnë vet secili sipas shijes dhe preferencës së tij, duke u lënë kështu rradhë lexuesve, analistve, kritikëve, miq të shumtë të autorit të librit Skënder Korkuti, të cilët pas leximit të librit, padyshim do të shprehen me fjalën e tyre të shkruar.
Autori citon: “…Kohë në udhëtim…, një zbrazje që dhëmb…” dhe nuk se si të mos dhëmb zbrazja, braktisja , vetmia…deri në zhdukje, ku mbeten vetëm kujtimet si oazi në shkretëtirë. Kujtime që të kjtojnë të dikurshmen e varfër , por të gëzuar e të hareshme, atë kohë të bukur ku gëlonte jeta gëzueshëm mes thjeshtësisë e varflrisë në gjithë pulsivitetin e sajë. Kujtime që ngjallin nostalgjinë, poe edhe mundësinë se ekziston fuqia dhe energjia për t’a rikthyer entuziazmin dhe gjallërinë jetësore, mjafton një gjë fare e thjeshtë; dëshira dhe dashuria për jetën, Vendlindjen, njerëzit, për veten tënde. Kaq thjeshtë dhe mrekullia vjen e ulet vet, hedh shtat e rrënjë në vatrën tënde, në shpirtin dhe zemrën tënde duke të dhuruar atë lumturi e gëzim të pashoq. Autori në këtë libër, me furkën e frymëzimit dhe filozofisë krijuesetjerr fillin e krenarisë dhe të dhimbjes. Një kronikë për atë që mbolli e la pas dhimbjen e braktisjen totale me pak qëndrestarë.
Një etyd, një përkushtim me “ copëza jete që dhëmbin në trupin e Vendlindjes…”. Një ese dhe promemorie me përballjen e lotëve të emigrimit dhe migrimit dhe ëndrrën shpresuese të rikthimit dhe krimit me sfidën ndaj tyre, me triumfin dhe përqafimin e së mirës jetësore, e së shëndoshës dhe luftës shpirtërore mes mallit dhe dhe dëshirës për një jetesë më të mirë bashkëkohore duke thyer prangat e nglrçit mes jehonës së të djeshmes, alarmit të së sotmes dhe tingujve të “Valsit të lumturisë “ së të nesërmes, nga ana tjetër duke zhdukur njëherë e përgjithmonë edhe nëmën e madhe të humbjes së identitetit; ndërrimi i emrave si mosnjohje dhe harresë e vetvetes. Vjen në libër e gjithë jeta e varfër, ai stërmundim deri në raskapitje e cila gjen ngushëllim dhe shlodhje tek dhimbja dhe sidomos humori i shprehur. Ngjarjet ndjekin njëra-tjetrën. Personazhet sfilatojnë inteligjencën, ngjarjet e khës kur jetuan dhe punuan, duke i lënë historisë, jo vetëm të fshatit të tyre, stenda me relika të vyera muzeale të memories historike, duke i shpluhurosur ato nga harresa. E lexon librin dhe jeta me njerëzit që e jetuan vjen e gjallë, pulsive dhe energjike.