Gio Evan-Sjell në shqipnga M.Zegali Rustemi

SHIKOJ DRITËN

Drita nuk i bindet errësirës.
Nuk luhatet. Nuk kërkon të mbizotërojë.
Nuk i tregon askujt parimet e veta.
Nuk do t’i dëshmojë askujt vlerat e saj .

A e ke parë ndonjëherë, rastësisht, dritën
të shkojë vërdallë duke thënë: shikoni si shkëlqej.
Shikoni ç’ndriçim.
Verboj, zotërinj, unë verboj.

Jo. Drita nuk është me shumë fjalë
mjafton të jetë shumë e qartë.
Nuk dëshiron të mahnisë edhe pse është e bërë nga mahnitja.
Drita nuk thotë kjo është, në do të jesh i lumtur.

Nuk thotë të ndihmoj të bëhesh i lumtur.
Nuk thotë të ndihmoj të bëhesh më i qetë.
Lexo librin tim.
Drita nuk thotë mposhte errësirën që ke brenda. Jo.

Drita thjesht përmbush vetveten.
Dhe ky është çelësi i saj.
Nuk merret me asgjë tjetër.
Ajo respekton natyrën e saj.

Nuk ka asgjë kundër errësirës. Nuk ka kurrë asgjë kundër errësirës.
Nuk lufton kundër territ. Nuk e gjykon.
Nuk bën asgjë kundër tij.
Vetëm Dritë.
Dhe kjo është shpirtërorja.
**********
✒️ Gio Evan
©️ Sjell në shqip, M.Zegali Rustemi Marjana #rustemimarjana #art #letersi #kulture
📸©mz : “Përmes vetratës… Lindja e diellit mbi Danub”