
… ra pa zë,
si frymëmarrja e fundit e ditës
e verdhë e lodhur nga era,
mbi flokun tënd…
Dita u përkul mbi ty,
si të donte të të prekte atë çast,
kur gjithçka heshti,
veç rrahjes time të brëndëshme…
Në flokët e tua gështenjë,
gjeti strehën që kërkonte…
Dhe unë pashë vjeshtën,
si kurrë më parë, të gjallë, të bukur, si ti…
M’u duk se gjethja që ra,
ishte fjala që s’guxova t’a them…
…psherëtima e strukur aromës së flokëve të tu…
Rrëshqiti ngadalë,
si një kujtim që mbetet,
si një prekje e ngrohtë,
që s’e tret as era, as koha…
Dëfrim Selmani 26 Tetor 2025 Tiranë.