Jam erë e stuhi mbi det!Natasha Ilia

 
Jam puhizë ere,erë, erë..fryj lehtë
Po atë s'mund ta mbaj në duar..
Erë, dallgë ..dashuria e egër ..
Po s'mund ta mbaj në duar pa më lënduar..
Jam dallgë e shkumëzuar ..
Jam suferinë, shtërngatë, stuhi,
Që s’mund të më burgosësh ..
Pa më dënuar. ..
Një çast do rrëzoj burgun tuaj..
Rrufeshëm duke lëshuar
Zbaticë,baticën e detit për ta pushtuar..


Se jam një det që ndryshon në çast..
Çdo orë minutë sekondë..
Ngjyrat qiellit,diellit ylberit
në gjysëm hark..
Kridhen mesa në bërthamën pangopur
kafe të tokës.
Jam shiu që derdhet përrenjve. .
Mblidhet te deti që i pret në prag..


Eh jam e mbytura e vetvehtes..
Që bubullin e djeg zemrën e një pemë e thatë..
Rënkoj ulërijnë bërtas..
Fryma ime e nxehtë. .
Si zjarri që lëpin plagët. .
Shpirtit që më fund përvëlohet
i gjallë. ..


Oh s’do mund të fluturoj lirshëm se di..
Mes labirinteve të fshehur të tokës..
As do vij kurrë ..në qiellin tënd. .
Ndaj mos pyet. ..s’kam as fuqi as forcë..
Veç si pulbardhat në atë qiell skam vënd..


Por ndoshta ndonjëherë. .ndoshta!?
Do ketë përsëri rikthim..s’di..
Por do jem thjesht kalimtare gjatë gjithë kohës!!
Do jem fllad erë stuhi…..????
Autore: Natasha Ilia Greqi
SHKRUAR:
ÇAST…29/1/2026@#