Gjysmëshaka-Kujtim N.Mullai

G J Y S M Ë S H A K A .

( triptik )

Dy lexime interesante të TRIPTIKUT

nga kolegët: Migel Flor,
Prof. Dr. Agim Sallmani

Migel Flor:
“SIRENAT e joshjes nuk kanë faj…
Bota është mbushur ODISE
që nuk e njohin kthimin
as respektin ndaj gruas…
Koka e poshtme ha të lartmen…”
_______________________________
Prof. Dr. Agim Sallmani:
“Në thelb, filozofia e këtij triptiku është paradoksi i dëshirës dhe i identitetit:
njeriu shpesh kërkon të pushtojë tjetrin,
pa kuptuar se çdo pushtim mund ta kthejë
edhe vetë të pushtuar.
Tundimi, egoja dhe hakmarrja janë vetëm shtresat e jashtme; në fund mbetet pasqyra, përballja me atë që je, pasi ke humbur atë
që doje të zotëroje.
Përgëzime poet Kujtim N. Mullai!”
_______________________________
– A –
Ngrefen, tunden femrat,
Si karem për zemrat…
E, mirë:
E fute në rrjetë
Peshkaqenin lehtë;
Por, kur s’ke përvojë,
T’kullufit në gojë!
– B –
Hë…? Femrat besohen?
Të rralla janë ato,
Ashtu siç tregohen!
Për t’ju hyrë në zemër,
Si kotelet,
i kanë ledhet…
Fituan?…
U tërbuan!…
Eh,sa kënaqen,
Kur, si hienat
nga venat,
Ta pijnë gjakun!…
“- Për lodhjen,
gjer ju kapa
– thonë –
Po marr hakun!”
– C –
Mos prit të vij
T’ju ndjek nga pas,
Kur s’më do afër TEJE.
Çdo hap që hedh,
Larg e më larg,
Dyfish shtohet prej meje.
Kujto imazhin e pasqyrës,
Sa herë i largohesh!
Veçse në kthim,
imazhin tim,
S’do gjesh kur të afrohesh…
Po kthimi vlen,
Nëse, TI, njeh…
kush je,…
Kur të shikohesh!
Kujtim N.MULLAI