
Unë jam grue e një toke të rreshkët
Grue prej zjarmi,
Gacë e ndezun motesh
Që s’fiket as rrebeshesh.
Unë jam grue e një nate të eshkēt
Njē grue prej guri,
Qē hyn dorëzanë me bjeshkët
Me shqiponjē qēndis flamurin.
Unē jam grue e një djepi drite
Një grue prej uji,
Pres rrufetë me sytë
Me kangē ia lidh shpērgijtë.
Valbona Kolaveri