Hajdutja e leximit-Shkurte Berisha

HAJDUTJA E LEXIMIT
(Bazuar në një ngjarje të vërtetë)
Një shoqe m’u lut një ditë,
Në librari dy libra që t’i blej,
Nga gëzimi i shkëlqyen sytë,
Kur i thashë se do t’ia gjej.

 

Gjithë natën mbi libra qëndrova,
Derisa fletët i mbarova,
Por lexova me shumë kujdes,
Që shenjë librit mos t’i mbes’.

 

Të nesërmen shoqen e takova,
Dhe librat të paketuar ia dërgova,
Më tha: “Po t’i kishe lexuar njëherë,
Pastaj të më trokisje në derë!”
 
Duke buzëqeshur thashë: “I lexova!”
“Po si?” – u shpreh ajo me habi.
“Si hajdute leximi unë veprova,
Ktheva kokën e fletën jo, në fshehtësi.