Hall i madh-Kujtim N. Mullai

H A L L I MADH .
( vendçe )

KARTË IDENTITETI për
qarkullim pa telashe të
këtyre vargjeve nga
mikja poete Age Bilani Luka :

“Një varg i ëmbël, me humor të hollë
dhe mall dashurie!Ndjesi që të zgjon
buzëqeshjen e të prek zemrën.
Shumë urime dhe suksese!”
___________________________
H A L L I M A D H
( vendçe )
Më shkoi mendja me t’fërkue,
Pas një ëndrre në sabah!
TI, e shoh, më ke harrue,
Unë vuaj si budalla!

Çfarë nuk pret nga dashuria!
Trimëri, me TË, jo, s’ka!
Seç m’i prishi mend e mia;
Hall i madh!…Mos qesh, vëlla!

Kujtim N. Mullai