Hapat tanë- Gjeorgjina Kapaj

Hapat tanë
 
Hap pas hapi të kam ndjekur,
ku hodhe hapin, atje shkela,
Me të ligën jam përleshur
Asnjëherë në baltë nuk ngeca
 
Hapat tanë i bëmë ngadalë,
Si fëmijë a të moshuar
Mbse trupi kishte plagë
Nëpër vite që kaluam

 

Plot gëzim hedhim çdo hap.
Zemr ka kaq lumturi,
Kur në rrugë ecim bashkë
Sikur prekim mirësi

 

Jeta jonë e butë,e bardhë
Si mëndafshi ajo na shndrit
Do i lutem Zotit atje lart
Lumturia të mos na ikë.

 

Në altar na vjen besimi
lutja zemra ka mësuar
Shpresa drita e urimi
bbshkë me dritën kanë udhëtuar.
 
Shpresëplotë e zemër zjarrtë
Lutjen Zotit ia kushtojmë
le të na ruajë hapat tanë
Dashurinë ta mbajmë gjallë.