Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Hasan Kurti – Pasuria e vërtetë. Përgatiti: Irma Kurti

Hasan Kurti – Pasuria e vërtetë. Përgatiti: Irma Kurti

Hasan Kurti – Pasuria e vërtetë. Përgatiti: Irma Kurti

Tingujt e kitarës që vijnë nga dhoma tjetër e bëjnë më të ngrohtë dhe më familjare atmosferën. Ime shoqe ka të drejtë. Nuk kemi gjithçka, nuk jemi të pasur dhe ëndrra për një shtëpi të madhe ku secili të ketë një dhomë të vetën do të mbetet e parealizuar, por të paktën jemi bashkë, kemi dashurinë për njëri-tjetrin dhe kjo është forca jonë. Kjo është pasuria e vërtetë.

*****

Edhe në këto kushte fëmijët janë përparësi për të, nuk i pëlqen të flasë për sëmundjen ose për veten, por vetëm për ato. Është e çuditshme sesi një nënë harron veten në emër të dashurisë për bijtë e saj.

*****

Ora është 11 dhe, megjithëse në hije, rrezet e diellit që depërtojnë përmes gjetheve të pemëve janë të nxehta. Ato i japin një dritë të veçantë gjithçkaje. Ka lule shumëngjyrëshe dhe plot tulipanë. Po të ishte edhe ime shoqe, sot mund të bënim një fotografi, duke e ndarë bashkë bukurinë e kësaj dite. Po të ishte dhe ajo, do të flisnim për vajzat tona ose, nëse situata do të ishte ndryshe, për kthimin tonë në Tiranë. Por shëndeti i saj është parësor dhe i kalon në plan të dytë të gjitha projektet e tjera.

*****

Kohët e fundit ka humbur peshë dhe unë këtë e përligj me faktin që ha pak dhe s’fle mirë. Kur gjykoj kështu, nuk jam mjek, por një njeri si të tjerët, që e do gruan, nënën e fëmijëve të tij, me të cilën ka jetuar 41 vjet dhe që dëshiron shërimin e saj përtej çdo diagnoze dhe parashikimi ogurzi të bluzave të bardha.

HASAN KURTI

Marrë nga libri “Prozë poetike dhe Aforizma”, Lena Grafik, 2022, Prishtinë

Përgatiti për botim: IRMA KURTI